• |
ide | kryesore

Akuzat ndaj Babanit/ Bardhi: Rama e dinte, me të dhënat na ndihmuan ndërkombëtarët

Lajme, Të fundit

Pas dërgimit në Prokurori të kërkesës për nisjen e verifikimeve për figurën e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar se në ditët në vijim do të bëjë transparencë të plotë për rastin në fjalë.

Në një intervistë për televizionin “A2 CNN”, Bardhi është shprehur se të dhënat e publikuara ditën e sotme, janë siguruar në rrugë jozyrtare nga “miq të shkëlqyer të Shqipërisë në të gjithë botën”, se nuk disponoheshin nga PD-ja dhe se në dijeni të tyre është edhe kryeministri Edi Rama.

Nuk i kemi pasur këto të dhëna para 30 qershorit. Nëse do ti kishim para 30 qershorit do ti kishim bërë publike para 30 qershorit…Ne kemi pranuar dhe pranojmë se informacionet i kemi marrë në rrugë jozyrtare, në rrugë zyrtare i ka marrë vetëm Kryeministri që i mban në sirtarët e tij. Kjo do të thotë se çdo material është autentik dhe është marrë në formë të ligjshme. Shqipëria ka miq të shkëlqyer, ka miq në të gjithë botën që duan që krimi i organizuar të mos marrë pushtetet të inkriminuar në Shqipëri. Partnerët ndërkombëtarë na kanë ndihmuar.”- tha Bardhi.

Ashtu sikurse paralajmëroi më herët edhe kryedemokrati Lulzim Basha, Bardhi konfirmoi se Babani nuk është rasti i fundit me probleme me ligjin penal që po shqyrtohet nga selia blu. “Zotëria (Mark Babani) nuk është ifundit, kemi raste të tjera në verifikim. Kemi mbledhur dhe mbledhim informacionin çdo ditë për kandidatët e PS në bashktë e tjera dhe bëjmë publik atë që është e verifikuar. Nuk është një i katërt, janë më shumë se një i katër. Ka indicie të forta për disa kandidatë. Jemi në pritje të informacioneve.

Në lidhje me rastin “Kajmaku”, sipas Bardhit, Prokuroria deri më tani nuk e ka përmbushur detyrimin për të dhënë sqarime në lidhje me mosmarrjen e shenjave të gishtave të personit nën verifikim. “Qëllimi primar i prokurorisë është të marrë në mbrojtje këta persona. Për Agim Kajmakun, në zbatim të ligjit, me 4 shtator prokuroria duhet të kishte kryer veprimet ndaj tij në bazë të ligjit dhe ai do të duhet të largohej nga zyra e bashkisë së Vorës”, tha Bardhi.

Numri dy i PD-së rrëzoi pretendimet e kryeministrit Rama se për shkak të mungesës së kohës nuk është bërë dot i mundur ndryshimi i Kodit Zgjedhor për të forcuar sitën e verifikimit për personat e inkriminuar.  “Ligji është i qartë, çdo kryetar partie mund të kërkojë verifikimin e një kandidati potencial edhe në periudhë jo zgjedhore. Pra, Edi Rama ka pasur gjithë mundësinë ligjore të kërkojë informacione dhe të verifikojë të zgjedhurit e tij për bashki. Unë disponoj të gjithë komunikimet e strukturave të PS ku provohet se ata i kanë ditur këto probleme të kandidatëve dhe këto probleme me ligjin kanë qënë objekt diskutimi në mbledhjet e strukturave të PS.”, deklaroi Bardhi gjatë bisedës në studion e “A2 CNN”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

6 Comments

  1. ”” Partnerët ndërkombëtarë na kanë ndihmuar ””’

    ”” Ne kemi pranuar dhe pranojmë se informacionet i kemi marrë në rrugë jozyrtare,””

    Pra ‘nderkombetaret ‘ ja kene kaluar dokumentet PDs ne menyre jo zyrtare… Sa e dashkan ‘nderkombetaret’ PDn

    1. Ne rruge zyrtare ja kalojne palloshit te gjate. PD-se ja japin ne menyre lozyrtare sepse eshte thjesht nje parti si shume te tjera.

  2. Thjesht propagande… Ky eshte nje nder biznesmenet me te medhenj ne Shkoder dhe Shqiperi, me biznese kudo ne Europe. Ky ka ndihmu gjith zonat e Shkodres duke punesu ndoshta me shume se 600 punetore.

    Ne vend qe te krenohemi qe fale tije ne shohim `Made in Albania` edhe ne Europe, kto e bejne kriminel.

    E verteta do dale ne shesh, por me vjen keq per PD qe eshte bere si plakat e lagjes, cdo mesazh qe çojne njerzit anonim i marrin si fakte. Po doli i pafajshem, PD do falimentoje vetem me faturen qe do paguaj per prishje imazhi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu