• |
ide | kryesore

Cikalleshi për të zgjidhur problemin gol, Dermaku për të mbyllur portën: ja të “përjashtuarit” e teknikut Reja

F1, Sport



Islanda është ndeshja për të mos u humbur. E di këtë Edy Reja, e dinë mirë edhe lojtarët. Nuk është rastësi ndryshimi i më shumë se gjysmës së formacionit, i paralajmëruar në konferencën për shtyp të teknikut Italian para ndeshjes. Kundër ishullorëve nuk është e lejueshme të gabosh, u bënë mjaftueshëm në Stade de France dhe atëherë ja dhe vendimet e teknikut Reja për të ndryshuar fytyrë, në rezultat e performancë.

Në portë tani gjërat janë të vendosura pas tërheqjes me motivin e dëmtimit të Etrit Berishës, që është larguar drejt Italisë duke lënë grumbullimin. Thmoas Strakosha do të jetë në mbrojtje të kuadratit kuqezi, me Selmanin e U-21 që do të bëjë portierin e emergjencës. Prapavija nuk do të ketë lëvizjë të mëdha, pork a atë më sinjifikative. Mërgim Mavraj e ka humbur vendin e titullarit në sytë e teknikut, që e ka cilësuar të vetmin zëvendësim me emër. Dermaku i Parmës do të jetë në vend të tij, duke kthyer një prapavijë të re, por tepër fizike e me minuta të plota në këmbët e tyre. Ismajli e Gjimshiti do të kompletojnë sistemin, me ndryshimin e vetëm se qendra e Atalantës do ti lërë Dermakut krahun e majtë.

Roshi jashtë në vend të tij Lenjani. Ndoshta në këtë ndeshje Reja do të kishte nevojë për një impulsiv si fieraku për të sulmuar statikët islandez, por nuk mund të rrezikojë një tjetër dështim si ai në Francë, që do të ishte fatal për të e shkatërrues për lojtarin. Lenjani e Hysaj në krahun tjetër do të bëjnë atë që në 3-5-2 e Rejas i kërkohet të bëjnë: të mbrojnë e të sulmojnë, duke u bërë lojtarë të shtuar në të dy tranzicionet.

Islanda është një skuadër fizike e për tu matur me ta duhet forcë. Gjasula e fitoi vendin përballë Ramadanit me 30 minutat e Parisit, por “Gladiatori” kuqezi duhet parë si do të performojë në debutimin e tij nga minuta e parë. Bare është nga të paktët që fitoi të drejtën e rikonfirmimit, si një nga mesfushorët më të kthjellët kundër kampionëve të botës. Rikthehet titular Taulant Xhaka, duke uluir në stol Abrashin. Edhe sikur performance e tij të ishte pëlqyer nga Reja, Abrashi nuk i ka minutat për të përballuar dy ndeshje intensive në harkun e tre ditëve.

Edhe sulmi preket nga reforma. Vetëm pak minuta iu deshën në fushë Cikalleshit, për të bërë atë që Balaj nuk e bëri dot për 83. Rrokadë mes tyre me Uzunin, që pavarësisht se nuk rrezikoi asnjëherë, konfirmohet për sakrificën e bërë, si mesfushor i shtuar, në kohën kur presioni i francezëve ishte asfiksues. Vetëm se këtë herë detyra është të sulmojmë…

FORMACIONI I MUNDSHËM

Strakosha

Ismajli Gjimshiti Dermaku

Xhaka Gjasula
Hysaj Bare Lenjani

Uzuni Cikalleshi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *