• |
ide | kryesore

Dënohet me burg prezantuesi nga Kosova

Paparazzi, Slider



Mentor Shuki është një personazh televiz dhe një stand- up komedian gjithashtu.

Në fillim të vitit 2019 në shtëpinë e moderatorit  policia e Kosovës gjeti katër gram lëndë narkotike të llojit, Amfetaminë dhe përveç saj ai kishte 84 gram lëndë të lëngshme pa ngjyrë dhe pa aromë, e cila dyshohet të jetë GHB. Dhe ditën e djeshme në Gjykatën e Prishtinës është mbajtur seanca gjyqësore dhe në fund prezantuesi ka pranuar fajin.

Ai u shpall fajtor për posedim të lëndëve narkotike dhe Gjykata në fund vendosi  1 vit burg me detyrim dhe 200 euro gjobë për Mentorin, ndërsa bashkëpunëtori i tij është dënuar me 6 muaj burg dhe 500 euro gjobë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *