• |
ide | kryesore

FOTO/ Policia gjermane operacion kundër mafias shqiptare, 9 të arrestuar

Lajme, Të fundit



Në orët e para të mëngjesit të së martës, forcat speciale të policisë gjermane zhvilluan kontrolle në disa shtëpi në Oberhausen. Policia i kapi të pa përgatitur personat që ishin brenda banesave. Gazeta gjermane Bild shkruan se qëllimi i policisë elitare gjermane dhe të armatosura deri në “dhëmbë”, ishte mafia shqiptare e drogës.

6 urdhër-arreste për anëtarët e krimit të organizuar duhet të zbatoheshin nga policia, ndërsa hetuesit donin të siguronin prova të shumta gjatë aksionit policor. Paraprakisht thuhet se 9 të dyshuar janë arrestuar, ndërsa ende nuk dihen emrat e tyre. Ata janë dërguar në qelitë e paraburgimit.

Në dispozicion të policisë ishin edhe qentë antidrogë, të cilët ishin të suksesshëm gjatë aksionit, pasi u kapën mbi tre kilogramë lëndë narkotike kanabis. Media të tjera gjermane shkruajnë se mes të arrestuarve përveç shqiptarë, ka edhe tunizianë, marokenë dhe gjermanë. Midis 9 të arrestuarve, dy janë gra midis moshës 25 dhe 33 vjeç.

1,w=756,q=high,c=0.bild

6,w=596,q=high,c=0.bild



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *