• |
ide | kryesore

Gazmend Bardhi tregon ‘spiunin’ për dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

Lajme, Të fundit



Gazmend Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka qenë i intervistuari i ditës i TV “A2-CNN”, ku denoncimi i inkriminimit të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani, ka qenë në fokus.

Ndërsa ka thenë se gjithsa ka adresuar për Babanin PD e ka të dokumentuar, Bardhi ka zbuluar dhe “spiunin” që bëri të mundur të identifikoj inkriminimin e kryebashkiakut të rilindjes, që rezulton të jetë i treti në rradhën e të tillëve, pas Valdrin Pjetrit të Shkodrës dhe Agim Kajmakut të Vorës. Madje Bardhi ka deklaruar se në dijeni të të inkriminuarve është edhe kryeministri Edi Rama e se PD nuk e ka patur informacionin para mbajtjes së votimeve të 30 qershorit.

“Nuk i kemi pasur këto të dhëna para 30 qershorit. Nëse do ti kishim para 30 qershorit do ti kishim bërë publike para 30 qershorit…Ne kemi pranuar dhe pranojmë se informacionet i kemi marrë në rrugë jozyrtare, në rrugë zyrtare i ka marrë vetëm Kryeministri që i mban në sirtarët e tij. Kjo do të thotë se çdo material është autentik dhe është marrë në formë të ligjshme. Shqipëria ka miq të shkëlqyer, ka miq në të gjithë botën që duan që krimi i organizuar të mos marrë pushtetet të inkriminuar në Shqipëri. Partnerët ndërkombëtarë na kanë ndihmuar”, tha Gazmend Bardhi.



1 Comment

  1. Ore pse sbejne murrizin e fierit kryetar pd keta. E pash tek provokacja… hahahhahaha sa thjesht i thote tani gjerat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *