• |
ide | kryesore

Gjendja shëndetsore e Michael Schumacher

Paparazzi, Slider



Michael Schumacher pësoi një aksident të rëndë në 2013, teksa bënte ski dhe që prej atëherë mbetetj i shtruar në spital në koma, dhe asgjë nuk dihej për gjendjen e tij. Por tashmë mediat franceze kanë zbuluar të vërtetën për shëndetin e tij.

Që prej ditës së sotme, Schumacher ndodhet në Paris. Sipas burimeve të “Parisien”, ai mbërriti në spitalin europian Georges-Pompidou mesditën e sotme me një ambulancë zvicerane, për të marrë shërbimin e kirurgjisë kardiovaskulare.

Kampioni i botës i F1 mësohet se do të marrë një trajtim eksperimental, drejtuar nga Philippe Menasche, që bazohet tek “infuzioni i qelizave burimore që ndodhen në organizëm për të arritur një veprim sistematik anti-inflamator, në të gjithë organizmin.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *