• |
ide | kryesore

Gjyqi/ Tahiri: Radarët nuk fikeshin, Prokuroria kishte 2 vjet kohë të hetonte

Lajme, Të fundit

Pas përfundimit të seancës gjyësore maratonë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka ritheksuar se në kohën kur shërbente si titullar, e kishte vënë në dijeni kolegen e tij asokohe, ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodhelin, se radarët nuk punonin. Në një dalje për mediat, Tahiri është shprehur se ka dhënë prova se nga pikapamja teknike radarët nuk fiken dot.

Teknikisht radarët nuk fiken dot, nuk ka asnjë mundësi të fiken. Prokuroria kishte 2 vjet kohë të provonte nëse fikeshin, unë them se jo dhe kam dhënë prova. Sepse siguria në Republikën e Shqipërisë nuk është lënë në dorë të një tekniku”.

Në vijim, Tahiri është shprehur se pretendimet e ngritura nga Prokuroria janë absurde, pasi “Prokuroria më akuzon për raste të trafikimit në 2013, 2014, 2015. Ndërkohë që hetimet, dy hetimet kronkrete, ndaj Taulant Haxhirajt dhe Moisi Habiljat kanë nisur në 2016. Si ka mundësi që Prokuroria mund të më akuzojë për sasi droge të kultivuara para se të merrja detyrën e ministrit.”

Tahiri, së bashku me Jaeld Celën, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, Sokol Boden, ish-oficer policie, dhe Gjergj Kohilën, ish-oficer policie, akuzohen për “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Në sallën e gjyqit të Krimeve të Rënda, përkundër akuzave, Prokuroria dha pretencën e 12 viteve burg (8 vite me gjykim të shkurtuar).

 

 

 

 

 

3 Comments

  1. “- Bjerini shkurt, c’kerkoni nga une?
    – Asgje. Ju thirra vetm qe t’ju kerkoj ndjese per gjithcka ndodhi. Dhe ja ku po u them se nga ky cast jeni e lire. Po, po, e lire. Jashte ju pret edhe Gjergji, te cilin gjithashtu e liruam. Natyrisht, mbasi na dha ato pak informata qe na duheshin. Si? Nuk e besoni? Ja – ketu i kam te gjitha. Prej jush kerkojme vetem ndonje gje te vogel qe ai mund te kete harruar….
    – Zoteri, jepini fund komedise tuaj. Nje poshtersi te tille mund ta bejne vetem larot tuaj, por jo Gjergji. Komunisti eshte i gatshem te sakrifikoje cdo gje, edhe jeten……”

    (“Njesiti gueril” 1969)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu