• |
ide | kryesore

Kundërshtari i pavarësisë së Kosovës, në Serbi e përjetojnë keq shkarkimin e John Bolton

Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar John R. Bolton, këshilltarin e tij të tretë për siguri nacionale, pas shumë mospajtimeve që kishin pasur, në veçanti për shkak të politikave të jashtme karshi Iranit, Koresë së Veriut dhe Afganistanit.

John Bolton, ish-ambasadori amerikan pranë Kombeve të Bashkuara, njihej për qëndrimet e tij kundër pavarësisë së Kosovës, prandaj mediat në Serbi e kanë përjetuar rëndë këtë vendim të presidentit Trump.

Gazeta serbe “Kurir” me këtë titull ka paraqitur shkarkimin e John Bolton: “Trump e ka shkarkuar Boltonin, kundërshtarin e pavarësisë së Kosovës, por ja çfarë ishte vendimtare për këshilltarin e presidentit Trump”.

8 Comments

  1. Ra i fundit i rraces se “profeteve”ne politiken e jashtme amerikane. Keta njerez gjysem lunatike, e futen Ameriken ne luften me Irakun, duke e perfyryruar veten sikur i ishte ngarkuar nje mision hyjnor. Me kujtohet video e nje gjenerali te larte asokohe, qe ne ekstaze perpiqej t’i bindte ushtaret e tij , se hija e nje zjarrfikesi pas sulmit ne pentagon, ishte djalli qe sapo kishte zbritur nga ferri. Keta njerez qe prej vrasjes se diplomateve amerikane ne Iran ne 1979, kane vetem nje qellim: zhdukjen e regjimit te ayatollaheve dhe nisjen me qejf te luftes se trete. Para 1 muaji Trump me mprehtesi tha se kishte refuzuar keshillen e keshilltareve te tij per te sulmuar Iranin, duke treguar ne kete menyre, qe ne Amerike ka ekstremiste te thekur dhe qe Trump i ka ne kontroll. Shkarkimi ishte nhe shenje me shume ne kete drejtim.
    Kjo tregon qe Trump sheh me larg se te gjithe dhe eshte strateg i dores se pare.

      1. Bota me Trump eshte me e sigurte qekurse mbaj mend. Trump eshte pragmatist qe ka ne mendje vetem marreveshjet me leverdi. Sot nuk ndodh as pushtimi i Krimese, as kercenimet e Korese se Veriut, as avancimi i projekteve te armeve berthamore ne Iran, as kaosi ne lindjen e mesme. Edhe ne ballkan po perpiqet per marreveshje. Trump eshte nder njerezit me te moderuar ne amerike. Ne te majte ke ekstremiste komuniste si Sanders dhe Ocasio-Cortes, ndersa ne te djathte ekstremiste konservatore si Ted Cruz, Karl Rove, Paul Volvovitz etj. Paqja relative ne periudhen e Trump eshte fakt. Une shoh faktet dhe jo iluzionet dhe paranojat e te majteve alla-Sorosiane.

  2. Po nuk hoqi keta Kinezo-Amerkanet qe vine ambasadore ketu tek ne nuk kemi gje, ate here e quaj -Strateg-ore i nderuar komentues.

  3. Nuk janë vetëm serbët që e shohin si disfatë për ta, largimin e Bollton nga Shtëpia e Bardhë.
    Të mos harojmë se si Rama, ashtu edhe Thaçi , i janë referuar deklarimeve e qëndrimeve të Bollton për të justifikuar marëveshjen e fshehtë me Vuçiçin për ndarjen e teritoreve të Kosovës, duke e paraqitur si qëndrim të qeverisë amerikane. Po këtë kanë bërë me zell edhe mediat e kapura prej tyre.
    Z.Trump hyri në politikën botërore duke u zgjedhur si president i SHBA, me misionin tepër të vështirë për të pastruar politikën nga establishmenti i vjetër në të dy krahet, edhe të së majtës edhe të djathtës, por për hir të së
    vërtetës duhet pranuar, që me mandatin e tij të parë, ai nuk mundi ta realizojë këtë mision.
    Ai u ndesh me një front të gjërë kundërshtues të këtij establishmenti nga të dy krahët dhe e pati vështirë të zgjidhte një ekip të tijin të besuar për të realizuar reformën që pati deklaruar e kjo u pa edhe me përzgjedhjet e dyshimta që bëri e zëvëndësimet e shpeshta.
    Ajo që na intereson më shumë ne shqiptarëve, është qëndrimi i qeverisë amerikane ndaj Shqipërisë dhe problemeve të Ballkanit.
    Për fat të keq, ndonëse shqiptarët shpresonin se me ardhjen në Shtëpinë e Bardhë të z.Trump, ndikimi i Sorosit në Shqipëri do të merte fund, deri sot kjo shpresë vazhdon të ngelet e zbehtë.
    Emisarët diplomatikë të SHBA, vazhdojnë akoma me po të njejtën politikë sorosiane në Shqipëri duke i mëshuar idesë se korrupsioni e kriminaliteti shqiptar mund të ndëshkohet vetëm me reformimin e drejtësisë.
    Deri tani, e vetmja “arritje e suksesëshme” e kësaj reforme, është suprimimi i Gjykatës Kusahtetuese e asaj të Lartë, dhe kapja e plotë politike e ghithë institucioneve të drejtësisë nga kryeministri Rama.
    I vetmi personazh publik që ka bindjen e plotë se drejtësinë në Shqipëri do ta marë në dorë SHBA, ka ngelur avokati komik Spartak Ngjela.

  4. KY IKU ARMIKU I KOMBIT SHQIPTAR POR KEMI NJE PROBLEM TJETER ME TE MADHE TANI PALMER,RAMA,THACI,BATON HAXHIA,VUCIC JANE KETU QE BEJNE PRESION O NE NE KARRKE O BALLKANI NE LUFT KA NJERI TI THOT PRESIDENTIT AMERIKAN DANALT TRAMP QE KY PALMER ESHTE SORJAN FILOSERB QE KABE TE PERBASHKTEN E MADHE ME RAMEN,THACIN,VUCICIN,SORASIN, DHE BATON HACIN COPTIMIN E KOSOVES DHE SHQIPERIS SEPSE RAMA NJEH SHQIPERI VETEM NGA SHKUMBINI E POSHTE ME KRYEQITET VLOREN POLMER SORJAN DHE BASHKOHEN……………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu