• |
ide | kryesore

Akuzat për trafik droge, Prokuroria jep pretencën për ish-ministrin Tahiri

Lajme, Të fundit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Mësohet se pretenca është komunikuar pak minuta më parë, ndërsa ende vijon seanca brenda ambienteve të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Kjo instancë gjykimi ka pranuar në seancën e fundit para pushimeve verore, kërkesën për gjykim të shkurtuar të ish-ministrit të Tahiri. Thënë këtë, Tahiri do të përfitojë një ulje prej 1/3 të dënimit.

Ish-ministri, së bashku me Jaeld Çelën, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, Sokol Boden, ish-oficer policie, dhe Gjergj Kohilën, ish-oficer policie, akuzohen për veprat penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

Pas kësaj seance, pritet të zhvillohen edhe dy seanca të tjera: një për avokatët që bëjnë mbrojtjen dhe një tjetër për Gjykatën që shpall vendimin, duke eliminuar kështu debatin gjyqësor.

 

 

5 Comments

    1. o Mero, fjala jote ne vesh te zotit. Po nqs Rama shiti kete, ska per ti ngren fare palla per te tjeret. kan per ta ngren te gjith me rradhe. duket sikur te vetmit qe jan amnistuar me ndonje pakt nderkombetar jan; Ed Rama dhe Sal Berisha. Meta do shkoj per lesh. pastaj te gjith keta tipat si gjiknuri e te tjer. me mbrapa do fillojn me ata te vjetrit. hajd ishalla. shenj e mir. gjithsesi ky saja e ka pranu fajin se ka kerku gjykim te shkurtuar per te perfituar ulje denimi.

  1. Do katandiset kaposhi nje thelle dhe ne fund do dali me sherbim prove. Pastaj gjykata e larte do e nxjerri te pafajshem, Saja do rehabilitohet dhe do behet prap kaloresi i moralit politik. Mjere Ylli Pango, se vetem ai u zhduk nga politika per nje pale mberthecka qe ia lane ne dore te zberthyera.

  2. Maksimumi mud te beje disa muaj burg per te thene qe po bejme drejtesi,eshte e kopsitur kjo pune me krye kapobanden edi rama sa te hapin begociatat pastaj shohim e bejm.per sa kohe kem kete lloj populli qe nuk i behet vone per as gje se c’ndodh me kete vend,mjafton qe partija te jete mire , edi rama ka te gjithe te drejten e zotit qe te talli sumen me kete popull injorant qe koken e mban pas ne te kaluaren e ndritshme te rradheve te gjata per nje sbishe qumesht.

  3. Denonco shefin o saje ,se ti nuk je aq debil qe te besh edhe nje dite burg per karrigen e edi rames,dil gjys faqe bardh nga kjo histori e ndyre dhe shpeto c’te mundesh nga bnda e e rilindjes,se tek e fundit ti ske ber asgje perpara atyre qe ka bere edi rama,ty te vuri te menaxhosh mafjen e di rama ,po ti se bere dot e u kape me presh ne dore se ti aq aftesi ke,me nje fjal luajte shum trash,prandaj deno denonco edi ramen mundesisht ne nje konferenc shtypi jo te dhija e eger arta marku se ajo eshte per mbyllje dosjeh e pastaj rrezikon qe te te coje per gjykim ne gjykaten e gusmarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu