• |
ide | kryesore

Plagosja e punëtorit në ndërtim, arrestohet drejtuesi i vinçit

Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale B.K., 46 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ditën e djeshme, teksa po manovronte vinçin në një pallat në ndërtim, me një pompë për ngjitjen e betonit në lartësi, 46-vjeçari ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke shkaktuar plagosjen e shtetasit me iniciale P. D., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *