• |
ide | kryesore

Ligjet kundër mediave/ Brukseli hapur kundër Ramës

Arkiva, Kryesore

Pas OSBE edhe BE duket se i është vënë përballë kryeministrit Rama për ligjin represiv anti shpifje që ai po tenton të kalojë në parlament.  Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca sinjalizoi se Komisioni Europian do të kundërshtojë paketën e ligjeve “anti-shpifje” të kryeministrit Edi Rama, duke argumentuar se projektligjet nuk respektojnë në tërësi standardet e BE-së për lirinë e fjalës.

Në fillim të korrikut të këtij viti zyra e OSBE-së në Vjenë, i ka sugjeruar kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që të rishohë disa pika të “Ligjit të për Komunikimet Elektronike”, dhe atij për median audiovizive, që bien ndesh me standardet ndërkombëtare të lirisë së shprehjes. Madje përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, i ka dërguar kreut të qeverisë një letër për rishikimin ligjor të ndryshimeve që ai parashikon të bëjë duke theksuar mbi të gjitha se AMA nuk mund të marrë rrolin e një gjykate dhe të vendos gjoba për mediat online.

Të njëjtën gjë nënvizoi edhe ambasadori Soreca i cili e përjashtoi kategorikisht luajtjen e një rroli mbikqyrës nga AMA. “BE rekomandon përqasje më pak të ashpra, bazuar në praktikat vetërregulluese” tha ai të hënën gjatë ceremonisë për shpërndarjen e Çmimeve të Bashkimit Europian për Gazetari Investigative në Shtëpinë e Europës në Tiranë.

Lexo më tej:

Paketa antishpifje, përfaqësuesi i OSBE-së letër Ramës: Rishikoni ligjin, ndikon në lirinë e shprehjes

“Komisioni Europian ndan shqetësimet e organizatave të tjera ndërkombëtare në lidhje me mungesën e qartësisë ligjore dhe zgjerimin e funksioneve dhe kompetencave të Autoritetit të Medias Audiovizive për të përfshirë rregullimin e medias online – për shkak se kjo mund të sjellë efekte negative në lirinë e shprehjes,” vazhdoi Soreca.

Ambasadori i BE i referohej katër organizatave ndërkombëtare të lirisë së medias që zbarkuan në qershor të këtij viti në Tiranë dhe i kërkuan qeverisë shqiptare që të tërheqë të ashtuquajturën “paketa antishpifje”, duke i kritikuar projektligjet e rishikuara se mbeten larg praktikave më të mira ndërkombëtare, atyre të OSBE-së dhe Këshillit të Europës. ARTICLE 19, Qendra Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias, ECPMF, Reporterët pa Kufij dhe Organizata e Medias së Europës Juglindore, SEEMO i hartuan pas këtij misioni një apel ku i bëhej thirrje parlamentit që të mos i miratojë projektligjet, duke e konsideruar paketën legjislative “një rishikim kozmetik i amendamenteve të shumëkritikuara të dhjetorit 2018”.

Organizatat e mësipërme ishin pjesë e një misioni tre-ditor të zhvilluar në qershor në Tiranë, ku gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama i kërkuan atij që nisma ligjore të sillej në standardet ndërkombëtare të lirisë së medias. Me sa duket duke parë shurdhërinë e qeverisë tani në lojë ka hyrë edhe komisioni europian.

©Lapsi.al

 

Paketa anti-shpifje, shoqatat e medias: E paprecedentë në vendet demokratike, Rama të tërhiqet

VIDEO/Vërtet mendon që mediat shqiptare janë “kazan”? Rama justifikohet para gazetares së Euroneës

 

 

6 Comments

  1. Ky zagari perpiqet te vendose prape nenin -55-agjtacion dhe propogande kunder partise dhe udheheqsit te saj -legendar-

  2. Çoç na thate . Ky eshte zhuli i gjithçkaje , ndersa lejfeni i bashkise eshte kulmi i zhulit .
    Poshte prostitutat mavi .

  3. Ketyre evropianeve eshte per tu shkerdhyer djepin . Vete i bejne gjerat ne kete menyre dhe pastaj bejne sikur jane te kulluar . Keta e duan kete vend gjithmone ne anarshi se keshtu kullosin me rehat .

  4. nje gje eshte e sigurt qe gjithcka ,mendojne flasin dhe veprojne njerzit ndaj gjithckaje,nese mbeshteten vetem tek vetja,gjithnje do jene kundershtar te njeri tjetrit dhe armiq me njeritjetrin duke u zhytur keshtu ne padrejtesi dhe antivlere,shoqeruar me kostot dhe cmimin qe ka ketu nuk njihet qartesia gjalleria paqa siguria zgjilljet shpresa,por e kunderta tyre ,dhe sa here qe njerzit perqendrohen tek e verteta,do ken ne mezin e tyre qartesi gjalleri zgjillje siguri paqe shprese vlera virtyt suksese siguri shpetim ,rruga deri ne kete pik eshte mesazhi bindjes per faktet dhe kostot qe sjell padrejtesia kundershtimi,saje dhe mesazhi shpreses qe eshte e verteta drejta haku ,si vula zgjilljeve si domosdoshmeri keta dy pika I bejne palet te ulen ne marrveshje mirkuptimi dhe respektim te tyre ,ky eshte natyralitet sepse gjith duan te drejten hakun per vete vlerat virtytin dhe urrjejne padrejtesi tu behet askush nuk deshiron te keqen dhe humbja ti ndoll por angazhimi ne te keqe dhe sherbimi I te keqes ja afron te keqen deri ne gjymtyret e tije,por ket nuk e deshirojne ,cfar mungon qe te ndoll e mira vetem bindja dhe kundershitimi i te keqes, tashme asnje shqiptar per cfar na eshte bere dhe cfar po na behet nuk duhet te rrim duar kryq ,por te angazhohemi ne unitet mendimi dhe veprimi ne dobin tone femijeve tane ne gjitha drejtimet ndryshe do vij I pamunduari dhe tua heq femijeve tane rriskun nga duart goja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu