• |
ide | kryesore

Nga Franca në Francë gjërat kanë ndryshuar, por heronjtë janë harruar…

Sport



Euforia e 2016, arritja historike, dashuria e pakufij e shprehur për kombëtaren, duket një kujtim i largët. Gianni de Biasi nuk është më, ato kohë nuk janë më, lojtarët, edhe ata që janë ende, nuk mund të kenë formë të njëjtë. Nga Franca në Francë shumë gjëra kanë ndryshuar. E kështu, rezultatet pëer rrjedhojë nuk janë të njëjtat. I gjithë përshkrimi ka një etiketim…cikli është mbyllur. Duhet hapur një i ri, ka nevojë për punë e përkushtim, por sa të paduruar jemi…!

Duam gjithcka në cast, të mundim këdo e të dominojmë këdo. Për një pjesë, ata me këmbë më në tokë, të luajmë lojën tonë, pavarësisht kundërshtarit. Duhet të jetë cështje karakteriale: entuziazmohemi shpejt, e zhgënjehemi në të njëjtën mënyrë, duke harruar gjithcka është bërë më parë, duke shpejtuar të hedhim baltë, mbi ata që kanë qenë heronj, dy vjet apo dy muaj më parë. Edy Reja ishte me një CV të respektuar kur erdhi, por pas kampionëve të botës u bë një i denjë për pension, sepse nuk mund të shpjegojë për këdo arsyet e zgjedhjes së Roshit, që mund të rezultonte e gabuarm po jo alogjike.

Ndonjëherë duket se mezi presim ti shkasë dikujt këmba për të shfryrë dufin e këtu nuk flitet për kritikën, atë që bëhet profesionalisht, sepse ka dallim. Atë dallim që Elseid Hysaj, si një kapiten i vërtetë, e bëri kur theksoi se ajo për të cilën i vjen rëndë është keqpërdorimi i rrjeteve sociale, ku fyerjet e personave, që ndoshta nuk e kanë parë kurrë kombëtaren nga stadiumi, janë bërë invasive dhe të pamerituara për një grup lojtarësh që bëjnë gjithnjë maksimumin. Kombëtarja duhet mbështetur, duhet dashur, edhe atëherë kur është në një moment jo. Sepse kur të përkrahin kur je mirë…nuk quhet dashuri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *