• |
ide | kryesore

Nga salla e gjyqit Saimir Tahiri godet ministrat e Ramës

Arkiva, Të fundit

Me nervin dhe temperamentin tashmë të njohur, Saimir Tahiri, nuk ka fshikulluar gjatë procesit të sotëm vetëm prokurorët që përballë tij u treguan shumë të dobët, duke i thënë se po e akuzojnë me aludime dhe pa fakte, por mbi të gjitha edhe ministrat që qëndrojnë tani përkrah Edi Ramës.

Duke replikuar me përfaqësuesit e akuzës, ish krahu i djathtë i kryeministrit në qeverinë e parë të Rilindjes i është drejtuar atyre: “Ju keni kontrolluar çdo gjë në jetën time. Ju nuk keni lënë faturë hoteli pa vëzhguar dhe e keni parë që unë nuk kam fjetur kurrë me 900 euro nata, nuk kam paguar asnjëherë më shumë se 150 euro për një dhomë”.

Lexo më tej:

Skandali/Sa milionë na kushton shtrati i ngrohtë i Etilda Gjonajt?

Aludimin e tij ish ministri i brendëshëm e ka bërë pas dajles së faturave të ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj, që ka shpenzuar 700 euro për një natë dhe ish koleges së tij Lindita Nikolla shpenzimet e së cilës shkuan në 900 euro.

©Lapsi.al

Pas Etilda Gjonajt edhe Lindita Nikolla me shpenzime të çmendura: 3 079 Euro i ka kushtuar një udhëtim (FOTO)

7 Comments

  1. Po vlla ke te drejte, ti te pakten nuk shetite me leket e shtetit, por te droges. Me sa po shohim ti paske qene me ne rregull…

  2. Ky nuk kishte nevoje te paguante, kete e paguanin ata te se kuqes..Jam kurioz sa e paguan Maks haxhine dhe kush e paguan, apo mamaja farmaciste..Po per ata qe fute ne burg per drita te papaguara po per ata qe i bere gjobat 10 fish, po per ata qe u rrahen nga policet se kishin denoncuar..Kush do paguaje per ata..mamaja farmaciste..

  3. O lapsi sajmiri aludoje per salihun dhe lulune I pari 3900 euro per dy dite dhe I dyti me 3700 euro per tre dite,mos I ngatarroni qellimisht aludimet o shkullak

  4. Forca Sajme, godite dhe kryemafiozin bandit. Jepi dhe atije hakun qe i takon se keto pune ti nuk i bere as i vetem e as per vete.

    Kur do behet nje here opozita sic duhet e ti japi nje dru te mire sistemit mafioz? me denocnime nuk zgjidh asgje, pas cdo denoncimi duhet nje dru i mire ti vije mendja verdall oligarkeve socialist.

    Nese Opozita nuk i jep hakun (drurin e merituar) oligarkise PS, atehere eshte bashkpuntore dhe bashkfajtore.

  5. Aludimet nuk jane per Ministrat por per armikun e vetem te tij , Mashtruesin Erjon Veliaj. Mekembesi i Velise fjeti me 900 euro nata.

  6. “- Bjerini shkurt, c’kerkoni nga une?
    – Asgje. Ju thirra vetm qe t’ju kerkoj ndjese per gjithcka ndodhi. Dhe ja ku po u them se nga ky cast jeni e lire. Po, po, e lire. Jashte ju pret edhe Gjergji, te cilin gjithashtu e liruam. Natyrisht, mbasi na dha ato pak informata qe na duheshin. Si? Nuk e besoni? Ja – ketu i kam te gjitha. Prej jush kerkojme vetem ndonje gje te vogel qe ai mund te kete harruar….
    – Zoteri, jepini fund komedise tuaj. Nje poshtersi te tille mund ta bejne vetem larot tuaj, por jo Gjergji. Komunisti eshte i gatshem te sakrifikoje cdo gje, edhe jeten……”

    (“Njesiti gueril” 1969)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu