• |
ide | kryesore

Pas Pjetrit e Kajmakut, PD kërkon verifikimin e një tjetër kryebashkiaku të PS (DOKUMENTI)

Lajme, Të fundit



Ashtu sikurse u paralajmërua, Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë verifikimin e figurës së Mark Babanit, kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës.

Sipas PD-së,  Babani dyshohet se ka fshehur ndalimet, dënimet dhe dëbimet nga Italia dhe Maqedonia e Veriut.

Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve, Gazment Bardhi, ka vënë në dispozicion të organit të hetimit të gjithë informacionin që disponon PD-ja për kryebashkiakun e tretë nga radhët e Partisë Socialiste, që dyshohet për pasjen e një të kaluare kriminale.

“Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali gjatë periudhës 1994 -1999 dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Nga ana tjetër, të dhëna të bëra publike më parë tregojnë se ai ka qenë i  arrestuar/ndaluar dhe më pas dënuar edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës 2002-2003.”- shkruan PD.

Sipas PD, “Ekzistojnë dyshime të arsyeshme sipas indicieve të bëra publike më parë, se ky shtetas, gjithashtu në mënyrë ilegale ka mbajtur edhe disa identitete të tjera.

Konkretisht:
1. Mark Ndoc Babani, i datëlindjes 24.12.1965
2. Marq Saimir Babaj, i datëlindjes 11.06.1967
3. Ylli Saimir Babaj, i datëlindjes 02.11.1968”

DEKLARATA E PLOTË:

Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë verifikimin e Mark Babanit të Bashkisë së Vaut të Dejës, pasi dyshohet se ai ka fshehur ndalime, denime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Verout. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i vuri në dispozicion prokurorisë të gjithë informacionin që disponon Partia Demokratike për kryebashkiakun e tretë të Edi Ramës, që rezulton me të kaluar kriminale.

“Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali gjatë periudhës 1994 -1999 dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Nga ana tjetër, të dhëna të bëra publike më parë tregojnë se ai ka qenë i arrestuar/ndaluar dhe më pas dënuar edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës 2002-2003.”- thuhet në shkresën e Partisë Demokratike, ku zbulohet edhe një detaj tjetër, që ngre dyshime të arsyeshme se mark Babani i Bashkisë së Vaut të Dejës ka gënjyer në formularin e dekriminalizmit.

“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Mark Babani ka deklaruar se ka jetuar për 5 vite në Itali. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Mark Babani nga periudha 1994 – 2005 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë me identitetin e tij real, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”

Partia Demokratike vë në dijeni Prokurorinë edhe për të paktën 3 identitete të tjera që Mark Babani, i emëruar nga Edi Rama në Bashkinë e Vorës, nuk i ka deklaruar në formular.

“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Mark Babani ka deklaruar se ka mbajur identitetin e ndryshuar Mark Ndoc Babaj, i datëlindjes 24.12.1966. Ekzistojnë dyshime të arsyeshme sipas indicieve të bëra publike më parë, se ky shtetas, gjithashtu në mënyrë ilegale ka mbajtur edhe disa identitete të tjera, të padeklaruara në Formularin e Dekriminalizimit, si më poshtë:
1. Mark Ndoc Babani, i datëlindjes 24.12.1965
2. Marq Saimir Babaj, i datëlindjes 11.06.1967
3. Ylli Saimir Babaj, i datëlindjes 02.11.1968”-

Në kërkesën për verifikimin e Mark Babanit nga Prokuroria,e shpoqëruar me firmat e 500 qytetarëve, Partia Demokratike vë në dukje se pret një verifikim dhe reagim të shpejtë nga Prokuroria, për shkak të interesit të lartë që çështja paraqet.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *