• |
ide | kryesore

Pëlqeu postimin e Evra për eleminimin e Champions: Rabiot fiton çështjen me PSG

Sport



Adrien Rabiot, mesfushori që përfundoi ‘nën proces’ se bëri like në një postim të Patrice Evra, pas eleminimit të Psg nga Champions League, ka fituar për herë të dytë cështjen kundër ish-klubit të tij. Komiteti i apelit mbledhur nga Liga franceze e futbollit profesionist (LFP) ka konfirmuar në fakt vendimin e shprehur qershorin e kaluar.

Problemet nisën kur mesfushori francez, që në atë kohë luante me parisienët, vendosi një “like” në rrjetet sociale, në video në të cilën Evra tallej me Paris Saint-Germain pas eleminimit befasues nga Champions përballë Manchester United. Një aprovim që nuk kaloi pa u parë nga drejtuesit e lartë të klubit francez, të cilët vendosën të gjobisnin Rabiot, duke i mbajtur rrogën nga 15 në 20 mars 2018, përvec premios së fundit të muajit prej 40 mijë euro. Sanksionimi i dyfishtë nuk u konsiderua i drejtë nga Komisioni, që sipas asaj që bën të ditur L’Equipe ka thirrur zyrtarisht klubin parisien për ti dhënë të drejtë juventinit të ri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *