• |
ide | kryesore

Prapaskenat/ Pse iku Bolton, “armiku” i shqiptarëve që këshillonte Trump

Kryesore, Lajme

Ishte një nga zërat e fortë brenda Shtëpisë së Bardhë, por këtë të martë Presidenti Donald Trump njoftoi se i kishte kërkuar dorëheqjen këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, John Bolton. Ky i fundit reagoi menjëherë duke deklaruar se e kishte firmosur atë menjëherë.

Po kush ishte “njeriu hije” që pëshpëriste në veshin e Trump. Për shqiptarët do të kujtohet si njeriu i parë i rëndësishëm që gati 2 vjet më parë foli hapur për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë duke lënë të hapur edhe mundësinë e korrigjimit të kufijve.

“Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është e vetmja mënyrë për t’u hapur rrugën të dy vendeve për integrimin e ardhshëm në komunitetin e vendeve perëndimore. SHBA është e gatshme të ndihmojë dhe të mbështesë palët për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme, të zbatueshme dhe që të rrisë stabilitetin”, – u shpreh Bolton që shtoi se Uashintoni ishte i gatshëm të pranonte “çdo lloj marrëveshje për të cilën do të binin dakord të dyja palët dhe që do të ishte e zbatueshme”. Kjo e ka bërë “të padëshiruar” për ata që ishin kundër ndryshimit të kufijve.

Bolton ka qenë edhe i akuzuar. Ai ka qenë një nga kundërshtarët e bombardimeve mbi Serbi në 1999-ën dhe kjo e ka bërë të shihet me sy jo të mirë në Prishtinë dhe Tiranë. Gjithsesi, politika amerikane ka qenë deri diku e qartë: “Konfliktet duhet të marrin fund edhe në Ballkan”.

Por pse iku Bolton?

Prej kohësh të besuarit e Trump brenda Shtëpisë së Bardhë po e shtynin Presidentin që ta nxirrte jashtë Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, John Bolton. Burimet i thanë CNN se Presidenti kishte marrë telefonata dhe kërkesa të shumta për të zëvendësuar Bolton me dikë që ishte dakord me të dhe që tregohej më shumë dhe ishte i gatshëm të ndiqte me vendimet e tij.

Gjithsesi Trump nuk është se i dëgjoi shumë këto zëra, por duket se brenda tij rritej zemërimi për kundërshtimet e këshilltarit të tij. Një zyrtar i lartë i administratës i tha CNN se Trump ishte irrituar gjithnjë e më tepër me Bolton gjatë muajve të fundit për deklaratat e tij për Iranin, Venezuelën dhe së fundmi për Afganistanin. Trump nuk besonte më se Bolton mund t’i bënte avokati axhendës së Presidentit, madje besonte se ai po dëmtonte besueshmërinë e tij.

“Pika që derdhi gotën” ishte mosmarrëveshja mes Trump dhe Bolton për marrëveshjen e Presidenti u kishte ofruar talebanëve në Afganistan të cilëve madje u kishte propozuar edhe një takim në bazën ushtarake “Camp David”. Mësohet se mes të dyve ka pasur një debat të fortë të shtunën e kaluar dhe Bolton nuk lëvizi nga qëndrimi i tij kundërshtues. Madje përplasja u kthye në institucionale pasi stafi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare i udhëhequr nga Bolton nuk po u bindej rekomandimeve të pjesës tjetër të administratës së Shtëpisë së Bardhë.

“New York Times” zbulon në krahun tjetër të tjera përplasje mes Bolton dhe shefit të tij. Edhe pse këshilltari për sigurinë ishte besimpak për raportet me Korenë e Veriut, sërish Trump vijonte të “përkëdhelte” diktatorin Kim Jong-un që vijonte të refuzonte çmontimin e programit bërthamor.

Ditët e fundit, Trump kishte shprehur gatishmërinë për të takuar me Presidentin e Iranit, Hassan Rouhani nëse rrethanat ishin të duhura duke propozuar zgjatjen e financimit për Teheranin, por oferta deri tani është refuzuar.
Por përçarja mes presidentit dhe këshilltarit të tij të sigurisë kombëtare nuk është aq politike sa dhe peronale.

“New York Times” shkruan se Trump nuk pati asnjëherë ngrohtësi për Bolton, një dinamikë që shpesh është fatale në prapaskenat e Shtëpisë së Bardhë. Kritikët e Bolton brenda administratës thonë se ai e irritoi presidentin duke minuar politikat e tij edhe pasi vendimet ishin marrë.

Por çfarë ndryshon me largimin e Bolton?

Në thelbin e saj, kjo përçarje mes Trump dhe Bolton solli një ndryshim të thellë filozofik që ka karakterizuar presidencën e Trump. Teksa i dha fund gjuhës së fortë të fushatës, Trump erdhi në detyrë thellësisht skeptik ndaj aventurave ushtarake jashtë shtetit dhe premtoi negociata për zgjidhjen e konflikteve të paqëndrueshme. Por Bolton ka qenë një nga skifterët më të fortë të Uashingtonit dhe një avokat i mbrojtjes së interesave të SHBA-ve.

Për admiruesit e tij, Bolton ishte një politikan i linjës së fortë duke u dhënë një përgjigje të ashpër atyre që kishin frikën e një diplomacie naive me një president pa përvojë. Por gjithsesi Trump ankohej prej kohësh në ambiente private se Bolton ishte shumë i zellshëm të fuste Shtetet e Bashkuara në një luftë tjetër. Në raste të tjera ankohej se ishte shumë i ngathët.

CNN shkruan se “shkarkimi i Boltonit është thjesht shembulli i fundit i natyrës krejtësisht dhe plotësisht të paqartë të presidencës së Trump. Ai nuk ka një strategji. Nuk ka asnjë plan. Ka vetëm Donald Trump, duke prodhuar një “reality show” që ai fillon çdo mëngjes i vetëm”.

Kjo lëvizje e fundit është provë se si Trump i bën gjërat dhe sipas CNN, Bolton nuk kishte asnjë synim për të nisur një luftë të re. Ai kishte qenë kundër edhe i ndërhyrjes në Kosovë, apo në Irak, njëlloj si Trump i cili në të kaluarën e kishte mbështetur. Përpara se Bolton të emërohej në krye të Sigurisë Kombëtare i premtoi Trump se nuk do të kishte një luftë të re.

Në analizën e tij, Chris Cillizza thotë se kushdo që zgjidhet si pasardhës i Bolton nuk do të ketë shumë të përbashkëta me këshilltarët e mëparshëm të sigurisë kombëtare.

“Sepse – sipas tij – Trump nuk ka një plan madhështor. Nuk ka një yll polar, nuk ka një dritë udhëzuese, asgjë. Ka vetëm Trump dhe tekat e tij. I cili për dreq ka mënyrën e tij për të drejtuar qeverinë”. ©përgatiti LAPSI.al

9 Comments

  1. Ra i fundit i rraces se “profeteve”ne politiken e jashtme amerikane. Keta njerez gjysem lunatike, e futen Ameriken ne luften me Irakun, duke e perfyryruar veten sikur i ishte ngarkuar nje mision hyjnor. Me kujtohet video e nje gjenerali te larte asokohe, qe ne ekstaze perpiqej t’i bindte ushtaret e tij , se hija e nje zjarrfikesi pas sulmit ne pentagon, ishte djalli qe sapo kishte zbritur nga ferri. Keta njerez qe prej vrasjes se diplomateve amerikane ne Iran ne 1979, kane vetem nje qellim: zhdukjen e regjimit te ayatollaheve dhe nisjen me qejf te luftes se trete. Para 1 muaji Trump me mprehtesi tha se kishte refuzuar keshillen e keshilltareve te tij per te sulmuar Iranin, duke treguar ne kete menyre, qe ne Amerike ka ekstremiste te thekur dhe qe Trump i ka ne kontroll. Mesazh inteligjent edhe per Iranin. Shkarkimi ishte nje shenje me shume ne kete drejtim.Kjo tregon qe Trump sheh me larg se te gjithe dhe eshte strateg i dores se pare. Bota me Trump eshte me e sigurte qekurse mbaj mend. Trump eshte pragmatist qe ka ne mendje vetem marreveshjet me leverdi. Sot nuk ndodh as pushtimi i Krimese, as kercenimet e Korese se Veriut, as avancimi i projekteve te armeve berthamore ne Iran, as kaosi ne lindjen e mesme. Edhe ne ballkan po perpiqet per marreveshje. Trump eshte nder njerezit me te moderuar ne amerike. Ne te majte ke ekstremiste komuniste si Sanders dhe Ocasio-Cortes, ndersa ne te djathte ekstremiste konservatore si Ted Cruz, Karl Rove, Paul Volvovitz etj. Paqja relative ne periudhen e Trump eshte fakt. O lapsi, po t’i hysh me thelle gjerave dhe ta nxjerresh koken nga tasi majtist, per mos thene Sorosian qe ha perdite, do kuptosh qe Trump ka 30 vjet qe flet ekzatesisht per keto gjera qe po ben ne politiken e jashtme. Shikojeni dhe studiojeni! Amerikanet nuk jane budallenj.
    Ku shkoi ISIS? Pse nuk ka me asnje sulm ne perendim? Ku eshte trimoshi Putin? Pse bota po perjeton periudhen me te mire ekonomike ne dekada? Pak si shume rezultate per njerin qe nuk ka asnje plan dhe ben cfare i keshillon gjumi i darkes, apo zgjimi i mengjesit. Sa per informacion Trump ka marre ne qafe jo pak nobeliste ne ekonomi, gazetare e media per shkak te parashikimeve idiote qe kane bere. New York Times qe ke marre per reference, pranoi deshtimin 2 vjecar ne ndjekjen e karllikut me Rusine dhe ka caktuar “yllin e ri polar”: Racizmin e Trump. Nga fitorja ne fitorje d.m.th.

    1. si mund ,ta pranojme ,ardhjen dhe largimin nga politika,ne cdo vend ,te njerezve pozitiv dhe negative,opinjoni per to del vetem nga tersia politikave,keshtu dalim ne piken politik,cfar eshte politika,cfar eshte sistemi ,[capitalist]cfar eshte drejtesia ,dhe cfar padrejtesia,ky studim perball zhvillimeve ralitetit fakteve,te zhvillimit vet plotson kriteret per konkretizimin e opinjonit rreth zhvillimeve ,un duke I njohur gjitha keto ,them qe largimi ,boltonit plotsoj kriteret dhe qellimet e interest,kete mund ta kuptojne pranojne cdo logjik njerzore duke pasur perballe faktet dhe zhvillimin,ku padrejtesia ka antivlerat,dhe e verteta vlerat ,kurse pergjegjsit njerzore jane ullheqesit qe kan kontrollin dhe menaxhimin e jetes,kurse faktet ,jan qe ngado ,ka konkurence ,me tendence,superioriteti e cila prollon burim problemesh gjithnje ne rritje per gjinin njerzore,por nga ana tjeter tek gjitha krijesat po shkaktohet ,ramje te theksuar ,te imunitetit aktiv te tyre ,gje qe ul rendimentin e dobive ,per te cilat u krijuan ,ku pikerisht ne to varet ekzistenca planifikimit dhe zgjilljeve te deshirave njerzore ,ku e then shkurt ,kemi nje rrug njerzore pa fre ,ku nuk respektohen te drejtat dhe lirit njerzore,haku gjitha krijesave dhe nje rrug ne mbyllje renia rendimentit krijesave per cilat njerzit kan nevoje,keta dy fakte qartesojne qe ndollemi ne padrejtesi totale,dhe kemi domosdoshmeri ,vlersimin e ralitetit ndarjen e problemeve dhe pranimin e zgjilljeve funksionale ,qe jan pjese domosdoshmerise se jetes mbi toke,uroj qe dhe shum balton ne bote te largohen nga skena dhe qellimi ,qe tjerve ju shkaktojne dem kosto shkaterrim dhe te vin disa balton tjere qe prej tyre sh,ba,te dhe njerzimi kan vetem dobi

  2. Une mendoj se sharkimi i Bolton vjen pas disa refuzimeve te vazhdushme per te shkuar te berberi. Floke mustaqe vetulla. Nuk shikohej dot me sy.

  3. DUhet te shkarkohet dhe palmer PALMER,BOLT,RAMA,THACI,VUCICIN, JANE GRUPI I SJARRIT TE BALLKANIT O KETA NEPER KARRIKE O BALLKANI NE LUFTE KY LIDERI GLOBAL I YNI KY DUHET TE GODITET NE KOKE DHE JO ANASH KETA JANE ARMIQ TE KOMBIT SHQIPTAR..

  4. Iku xhon boletoni
    do e zevendesoje nje xhon bolton me nje emer tjeter
    Trumpi prape aty ku ishte do ngelet edhe asgje sdo ndryshoje
    Nuk eshte faji i boltonit qe nuk eci asnje nga skemat e tij ne siri, kore, ukraine, venezuele, tajvan edhe iran, eshte faji i politikes amerikane te trasheguar keto 100 vjet
    Amerika eshte e zene ne rrjeten e intresave te vjetra edhe ska per te dale ndonjehere
    Po i leverdisi amerikes sot jo pjesen veriore po gjithe kosoven do ja japi prape serbise
    Si ka thene Enver Hoxha: Liria nuk serviret si pjie ne tabaka po fitohet me gjak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu