• |
ide | kryesore

Trump shkarkon këshilltarin e sigurisë kombëtare, John Bolton

Planet, Të fundit



Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, është zyrtari i radhës i lartë i Administratës së Presidentit Trump që largohet nga detyra.

“E njoftova mbrëmë John Bolton-in se shërbimet e tij nuk nevojiten më në Shtëpinë e Bardhë”, sapo shkroi Presidenti Donald Trump, në rrjetin social Twitter. “Nuk isha dakord me shumë propozime të tij, ashtu si edhe shumë të tjerë në Administratë…”

John Bolton shihej si një zyrtar i linjës së fortë në çështjet e sigurisë dhe të jashtme. Ai besohej se ishte edhe arkitekt i politikës së përplasjes me Iranin.

Nga ana tjetër, ky largim thellon ritmin e lartë të vajtje-ardhjeve në administratën e Presidentit Trump ku ish-zyrtarët ankohen për vështirësi komunikimi dhe një prirje të kreut të Shtëpisë së Bardhë për të ndryshuar shumë shpesh mendjen për tema të rëndësishme.

Shumë shqiptarë e panë me dyshim ngjitjen në detyrë të ish-diplomatit John Bolton për shkak se kishte qenë një nga zërat e rrallë amerikanë që kishin folur publikisht kundër pavarësisë së Kosovës.

Nga ana tjetër, Bolton ka qenë nga zërat më radikalë kundër rikthimit të Rusisë si një forcë negative në politikat ndërkombëtare dhe kjo i ka inkurajuar disa që druheshin nga dobësia e Perëndimit përballë kërcënimit rus.



4 Comments

  1. PAS KETI DUHET TE SHKARKOHET FILOSERBI TJETER PALMER KY PRA PALMER BOLT THACI SORASI RAMA VUCIC JANE IDEATERT E SHKATRRIMIT TE KOSOVES ME TRENDIN O NE NE PUSHTET O BALLKANI NE LUFT BRAVO TRAMPIT PALMER PALMER TE BEHEN ZGJEDHJET PASTAJ SHKONI NE GJYKAT PO KU ESHTE GJYKATA MORE PALMER KU ESHTE PO KETU JEMI NE SHQIPERI QE KEMI PUNUAR TERE DITEN PER 2-SAPUN OSE NJE BUKE MISRI MORE PALMER SHIKOJE MORE TRAMP………………..

  2. Lajm i keq shume per Edvinin dhe Hashim Thashoviç-in !Batoni duhet te ket ngordhur dhe letra e tij higjenike,Cakaj kthyer ne jo human !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *