• |
ide | kryesore

Video / Anglia mposht Kosovën dhe i jep fund ecurisë dyvjeçare pa humbje të Dardanëve

Sport



Natë golash në Southampton mes Anglisë dhe Kosovës, plot 8. 5-3 ka përfunduar sfida mes dy kombëtareve e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020. Humbja e parë për Kosovën pas 15 ndeshjesh, merr fund një ecuri gati dy vjeçare.

Takimi nis me një gabim të mbrojtjes angleze, moment i shfrytëzuar më së miri nga Valon Berisha që shënon në sekondën e 50”. Pas shtatë minutash lojë anglezët vendësit barazojnë me Raheem Sterling, për të dyfishuar rezultatin me Harry Kane në të 19′-ën. Fatkeq Mërgim Vojvoda për autogolin në favor të Anglisë në minutën e 38′-të. Nuk mbaron me kaq kjo pjesë e parë shumë produktive për Tre Luanët, me Jordan Sancho që ka shënuar edhe golin e katërt në minutën e 44′ dhe vetëm një minutë më pas të pestin.

Dardanët nuk dorëzohen dhe rikthehen furishëm në pjesën e dytë, me dy gola të shpejtë. Valon Berisha me golin e dytë personal mposht portierin Jordan Pickford në minutën e 49′-të, para se Vedat Muriqi të shënonte në të 55′-ën nga penalltia, të cilën e kishte fituar vetë gjashtë minuta më vonë. Vendasit nuk kanë mundur ta thellojnë epërsinë pasi Harry Kane nuk arriti të shënonte nga penalltia në minutën e 65′-të, i ndalur nga portieri Muric që bëri edhe disa pritje të rëndësishme në pjesën e dytë.

https://www.youtube.com/watch?v=268NFmpcO5g



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *