Shqipëria tejkalon veten dhe kthen në vetëm tre ditë entuziazmin për një skuadër të rigjetur, duke u ngritur në këmbë me krenari, me emrat e saj më të kritikuar. Reja këtë herë gjen gjithçka, formacionin e zëvendësimet, duke mposhtur Islandën 4-2. Dhe tani kualifikimi edhe pse i vështirë është ende në lojë.
Që kjo ishte një skuadër ndryshe, jo vetëm në emra u duk qartë që në momentet e para, kur kuqezinjtë qarkullonin, luftonin për topin e parë dhe frikësuan Vikingët me Manaj, gjithnjë në qendër të aksioneve, me Cikalleshin e Memushaj. 3-5-2 kishte ekuilibër dhe grintë, sidomos me Gjasulën në qendër të fushës, e Dermakun që nuk gaboi asgjë prapa dhe e bëri prezencën e tij të vlejë me golin e minutës së 33. Një gol clirimi, për mbrojtësin që kishte përgjegjësinë e zëvendësimit të Mavraj, për skuadrën që hoqi dyshimet e Parisit.
Natyrisht, një performancë që kishte edhe ulje e ngritje, si në rastin e dy golave islandezë, I pari sapo rifilloi loja e më pas pas super aksionit të finalizuar nga Hysaj në të 52, mbrojtja u corodit nga I sapofuturi Sigorthsson.
Por krenaria e karakteri u treguan aty: në fushë njeriu që mbajti përsipër kritikat më të rënda dhe ai që zgjidhi ndeshjen. Gol dhe një susss me gisht ndaj kritikëve e kritizerëve. Goli i pestë për fierakun, që lëshoi sinjalin e parakalimit, të kompletuar nga Cikalleshi që fikson një 4-2 impresionues.
Shqipëria futet në lojë, nuk e humb trenin kualifikim dhe me 9 pikë kërcënon Vikingët dhe mban nën tension Turqinë.
Po Vata me Hafizin, ne gjume?
Atyre u vjen zeri kur humbasim, qe te sulmojne trajnerin dhe te pretendojne ta zevendesojne. Imagjino Hafizin trajner! Hahahah
Sikur fituan Boterorin mer yahoo!