• |
ide | kryesore

Zbulohet gënjeshtra/ Erion Veliaj solli nga Viena “trofeun” që nuk ekziston

Lajme, Të fundit



“Vlerësimi që na u dha nga OKB-ja, si një nga qytetet me performancën më të mirë ekonomike krahasuar me atë që gjetëm, është një inkurajim që të gjithë bashkë, katër vitet e ardhshme, ta kthejmë Tiranën jo vetëm në polin më të rëndësishëm ekonomik të Shqipërisë, por me shumë gjasë, edhe në polin më të rëndësishëm ekonomik të gjithë rajonit të Ballkanit”. Kjo deklaratë e kryetarit të bashkisë së Tiranës në rrjetet sociale, në 6 shtator e nxiti redaksinë e Faktoje të verifikojë se për çfarë vlerësimi bëhet fjalë.

Nga data 3 deri në 4 shtator kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në konferencën e përvitshme “Bridge for Cities 4.0”, e mbajtur në Vienë, ku së bashku me homologë dhe personalitete, të ftuar diskutuan në një tryezë të rrumbullakët mbi promovimin e zbatimit të Axhendës 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm, themelimin e një platforme urbane për krijimin e një rrjeti dhe nxitjen e bashkëpunimeve të ndërsjellta.

“Faktoje” komunikoi me organizatorët për të pyetur nëse gjatë kësaj konference ka pasur shpërndarje vlerësimesh apo çmimesh dhe nëse po a i është dhënë një i tillë kryetarit të bashksë së Tiranës Erjon Veliaj.

Në përgjigjen që Faktoje mori nga shkëmbimi i e-maileve shpjegohet se OKB nuk ka dhënë asnjë çmim apo vlerësim. “Erion Veliaj ishte një nga folësit pjesëmarrës në një tryezë të rrumbullakët për kryetarët e bashkive dhe qyteti i Tiranës ra dakord të mbështesë deklaratën për të cilën bëhej eventi.”-thuhet në përgjigjen e organizatorëve të “Bridge for Cities 4.0”.

Përgjigja zyrtare nga OKB

Nisur nga përgjigjja që morëm, kjo deklaratë e kryetarit të bashkisë Tiranë Erion Veliaj do të kategorizohet si e pavërtetë./ Faktoje.al



11 Comments

  1. E pashe kete lajm tek Top Channel dhe ishte komplet e dukshme qe behej fjale per mashtrim, pasi thane qe u shpall nje nga dhjete qytetet me performancen me te mire financiare, pa specifikuar se ku, ne bote, europe, ballkan, shqiperi apo qark. Thjesht kaq thane. Me siguri lalit ia ka thene ndonje nga miqte nderkombetare per stimulim ne banjot e OKB-se. Keqardhje me e madhe eshte per katandisjen e Topit, se lali i tille ka qene gjithmone.

  2. Po Erjon Veliaj vete a ekziston, apo eshte nje mashtrim? Ka njerez qe thone se te pakten mbiemri (ose llagapi) nuk eshte i vertete. Kushedi!?

  3. Me genjeshtra dhe me shitjen e fiqve ky mashtruesi beri dy dasma dhe u zgjodhe nje here kryetar bashkie se heren e dyte e emruan. Mbase ky eshte modeli qe ka qef populli yne, i pelqen kur e mashtrojne mashtruesit e sektit rilindas

  4. Te gjitha rruget e reja qe jane bere ne kryeqytet po prishen, gjithe gunga, asfalt skarco, pusetat e shkaterruara, me keq se ne kohen e Lulit

  5. negativ i madh ky 99-ci. pler dhe hajdut i felliqur, qe po nderton kulla mbi kullat se ska me vend. mashtrus ordiner si basha qe genjen dhe per oren. cna ka gjet me kete klas politike mortjesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *