• |
ide | kryesore

30 qershori/ PD publikon provat: Votat u manipuluan në mënyrë skandaloze

Lajme, Të fundit

Partia Demokratike ka vijuar denonocimin e manipulimit të procesit të votimit më 30 qershor nga ana e mazhorancës.

Në një konferencë të përbashkët nga selia blu, ish-deputeti Oerd Bylylbashi dhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, publikuan dy tabela ku vihet re një manipulim i konsiderueshëm i pjesëmarrjes në votime, por edhe i numrit të votave të pavlefshme.

Sipas demokratëve, këto të dhëna janë të vërteta dhe janë siguruar nga materialet audio dhe video të qendrave të numërimit.

Bylykbashi u shpreh se disa nga provat që tregojnë manipulimin janë: fletët e votimit që janë marrë në grup, plotësimi i fletëve të votimit bosh, si edhe mbushja e kutive të votimit nga komisionerët socialistë.

Më tej, ish-deputeti solli me foto disa raste, që sipas PD-së, provojnë manipulimin e votave të 30 qershorit nga mazhoranca. Po ashtu, PD-ja akuzon kryeministrin Edi Rama, por edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për presion ndaj administrates shtetërore për pjesëmarrjen në votime.

 

 

3 Comments

  1. Jam emigrand , jam i sigurt se familja ime ka votuar pa qene ne Shqiperi , te gjitha manipulimet Jan bere ne kurris te emigranteve . Verifikimi behet shume thjeshte ne listat e votuesve . Mere me mend cfar nuk bene kjo qeveri ne manipulimin e zgjedhjeve , kur manipulojne vetem me nje kandidat kur vete vezhgojne , numurojne . Keta pseudosocialist e Kam ne gjake vjedhjen e votave sepse Jane pinjolle te komunisteve . Ne qoftese nuk denohen manipuluesit e votes te dosjeve 184 dhe dosjes se Durresit me ne krye V. Dakon nuk ka per tu bere kurr zgjedhje te lira si me Ramen kryeM…. che PA Ramen kryeM…. Te gjithe “socialistet” e kan ne gjak vjedhjen e cdo gjeje

  2. Bravo keta cunat e PD. Jane jashte stadiumit dhe thone u manipulua ndeshja. Keta trapat kur do ta marrin vesh se duke bojkotuar nuk do te arrijne asgje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu