• |
ide | kryesore

A ka një pakt të fshehtë Rama-Basha? Flet numri “2” i PD-së

Lajme, Të fundit



“Asnjë pakt Rama- Basha”. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi konfirmon se një gjë e tillë nuk është e vërtetë edhe pse Presidenti Ilir Meta i kritikoi të dy njëlloj kur foli për entuziazëm në çeljen e negociatave.

“Nuk e kuptova kështu deklaratën e Presidentit të Republikës. Ajo që unë dua të konfirmoj është se nuk ka asnjë pakt dhe nuk do të ketë asnjë pakt pa u plotësuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk është çështje pakti mes dy individëve, por e parimeve dhe standardeve që të mos kemi më një krizë të tillë institucionale, kushtetuese, politike, përfaqësimi, siç e quan Presidenti në të ardhmen” – tha Bardhi që korrigjon edhe Presidentin e Republikës.

“E dëgjova deklaratën e Presidentit, nuk e kuptova se ku e bazon informacionin se zoti Basha apo PD ka thënë që do të hapen negociatat. Askush nga PD, përfshirë zotin Basha, nuk e ka thënë këtë. Ne kemi thënë që PD dhe Opozita e Bashkuar do të donim të hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë, si një mundësi për t’i vënë fre kontrollit të kësaj qeverie apo për të pasur më shumë ndikim në situatën e brendshme në Shqipëri. Ne lobojmë që të hapen negociatat, si aspiratë e shqiptarëve për të qenë sa më parë pjesë e BE, por për shkak të sjelljes së kësaj qeverie, shanset vijnë duke u zvogëluar” – tha Bardhi.

Kritikat që Meta i bëri opozitës, numri “2” i PD-së i komenton kështu: “Nuk është hera e parë që presidenti kritikon opozitën për vendimin e paprecedentë të djegies së mandateve. Ajo që do të duhet të marrim nga deklarata e sotme e presidentit është që në Shqipëri ka një krizë të madhe përfaqësimi. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *