• |
ide | kryesore

Bardhi: 12 vjet burg për Tahirin, show që i duhet Ramës për në Gjermani

Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka komentuar kërkesën e Prokurorisë për të dënuar me 12 vjet burg Saimir Tahirin. Por sipas zyrtarit të lartë të opozitës ky është një spektakël që po bëhet dhe që Rama të ketë diçka për të thënë kur të shkojë në Gjermani.

“Ne e kemi bërë të qartë dhe koha po na jep të drejtë se gjithë ai proces gjyqësor dhe sjellja e Prokurorisë me çështjen e Saimir Tahirit është një shou. Janë në rol Saimir Tahiri, Prokuroria dhe Gjykata.

Pretencën 12 vjet burg nga prokuroria e shoh në të njëjtën logjikë apo linjë veprimi siç ishte edhe kërkesa për arrestim. Ju kujtoj që këtë javë kryeministri i Shqipërisë viziton Gjermaninë dhe sa herë, përpara se të vizitojë Gjermaninë, duke qenë se Gjermani e ka një nga kushtet për hapjen e negociatave procesin e rregullt dhe dënimin e e zyrtarëve të përfshirë në këtë dosje, edhe Saimir Tahirin të përmendur me emër të përveçëm, Edi Rama përdor prokurorinë për të bërë një lëvizje.

Pak ditë përpara takimit me kancelaren Merkel, nxiti prokurorinë të bënte gjoja sikur kërkonte arrestimin e Saimir Tahirit dhe pas takimit e pamë të gjithë se nuk ndodhi. Në të njëjtën formë po vepron edhe tani” – thotë Bardhi i cili bën edhe një analizë të akuzës së ngritur ndaj ish-ministrit të Brendshëm.

“Dua të sjell në vëmendje se të kërkosh për një person 12 vite burgim me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe personi të jetë në gjendje të lirë, kjo ndodh për herë të parë në 30 vite.

Nuk ka ndodhur kurrë që të kërkohen 12 vite për një person, që tregon se ka rrezikshmëri të lartë shoqërore, pra ka mundësi të prishë prova, dhe ai të gjykohet apo të hetohet në gjendje të lirë. Pra, e gjitha kjo është një shoë. E kemi thënë që në fillim, Edi Rama është peng i Saimir Tahirit, për shkak të dosjes së vëllait të tij, dosjes “Xibraka” – tha Bardhi.



2 Comments

  1. o Gay Bardhi, a e perkujtuat sot vrasjen e Azemit? a shkut te memoriali? po goca ishte aty? palaco politikan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *