• |
ide | kryesore

Bella Hadid: Jeta e modelingut aspak e lehtë

Paparazzi, Slider



Ndonëse zakonisht Bella Hadid na tregon nëInstagram jetën e ëndrrave, së fundmi ka bërë të kundërtën. Modelja ka publikuar në Instastory dy foto ku tregon shumë qartë jetën e saj dhe çfarë fshihet pas çdo daljeje të saj publike.

Tek të dyja fotot modelja vë në pah mungesën e gjumit dhe tek njëra nga fotot shihet duke fjetur mbi një valixhe.  Ajo ka vendosur kokën në të dhe nga lodhja e ka zënë gjumi menjëherë.

Ndërsa në foton e dytë ajo shfaqet duke fjetur në tokë dhe bashkë me të është edhe motra e saj Gigi Hadid.

Këto sakrifica ato i bëjnë për shkak të karrierës, pasi gjithmonë janë në lëvizje dhe duhet të kapin eventin e radhës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *