• |
ide | kryesore

Burg shqiptarit në Britani: Kultivova kanabis nga frika se më vranë xhaxhain

Lajme, Të fundit



Një shtetas shqiptar, i cili pretendoi se ishte viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore, është burgosur për 30 muaj pasi pranoi se po drejtonte një fermë kanabisi në qendër të qytetit Galashiels.

Mirjan Kastrati tha se ai u largua nga Shqipëria nga frika se do të vritej dhe duhej të paguante 16 mijë paund për trafikantët për të shkuar në Britani. Por, për të paguar borxhin, ai thotë se ishte i detyruar të kujdeset për një kultivim prej 200 mijë paund kanabis.

Kur policia bastisi ndërtesën e katit të parë ata gjetën 700 bimë kanabisi ndërsa 30-vjeçari ishte duke fjetur në zonën e kuzhinës.

Kastrati këmbënguli se ishte dërguar në fermë vetëm për t’i ruajtur dhe se nuk ishte kultivuesi i tyre si dhe nuk kishte asnjë rol në ngritjen e fermës.

Hetuesi Graham Fraser tha se policia kishte marrë informacione se dyqani i vjetër Ladbrokes në Channel Street ishte duke u përdorur për të kultivuar kanabis.

Ai tha se policia bastisi ndërtesën rreth orës në 8.55 të mëngjesit në 9 prill, duke zbuluar aty Kastratin dhe një mashkull tjetër.

Fraser vazhdoi: “I akuzuari tha se si kishte ikur nga Shqipëria një vit më parë në vitin 2018.”

Ai tregoi se si xhaxhai i tij, i cili ishte një person me rëndësi në politikë, ishte vrarë më parë dhe se ndihej i detyruar të largohej nga Shqipëria për shkak të kërcënimeve për të dhe familjen. (Kujtojmë se vite më parë, në këmbën e urës së Drinit në Kukës u gjet i vrarë mizorisht Behar Kastrati, kryetari i PD në Has).

Atij nuk i lejohej të linte ambientet ku kultivohej kanabisi duke fjetur në kuzhinë pavarësisht se lënda narkotike i shkaktonte alergji.

“Ai nuk e dinte që ishte në Skoci dhe i ishte nënshtruar dhunës duke përfshirë thyerjen e hundës. Ai po punonte për një grup meshkujsh për të shlyer borxhin.”

Fraser tha se bimët nuk ishin pjekur, por ai shpjegoi se nëse kanabisi shpërndahej me doza të vogla, mund të sillte nga 200 mijë paund deri në 590 mijë paund.

Avokati mbrojtës Urfan Dar tha se klientit të tij i ishte thënë fillimisht se duhet të paguante 4 mijë paund, por kur mbërriti në Britani shuma u trefishua në 12 mijë paund.

Ai tha: “Ai ishte i detyruar të zbatonte atë që këta burra donin të bënin. Ai kishte ardhur këtu përmes Italisë dhe Belgjikës dhe po punonte në Londër, por ishte nënshtruar kërcënimeve”, citojnë mediat lokale.

Avokati shtoi se i riu ishte dërguar me taksi në ndërtesën e kanabisit dhe vendin nuk e kishte ditur.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *