• |
ide | kryesore

“E kemi një ide”/ Verdikti i “Venecias” për Metën del më 11 tetor

Lajme, Të fundit



Ekspertët e Delegacionit të Komisionit të Venecias do të paraqesin më 11 tetor opinionin e kërkuar nga Komisioni Hetimor në lidhje me kushtetutshmërinë e vendimit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

E kemi një ide të qartë, nëse e ka shkelur Presidenti Kushtetutën. Të gjitha takimet kanë qenë produktive, pasi morëm informacione për të krijuar opinionin që do të jetë gati deri më në 11 tetor”, tha në fund të takimit drejtuesi i delegacionit, Kaarlo Tuori.

Pas përmbushjes së agjendës së ngjeshur të takimeve me zyrtarë të vendit, në kuadër të misionit faktmbledhës, Delegacioni i “Venecias” do të kalojë në fazën e dytë që parashikon verifikimin e kushtetueshmërisë së dekretit të Metës.

Më pas, në një sesion plenar të parashikuar për t’u mbajtur më 11 tetor, pritet që Komisioni i Venecias të publikojë raportin, ku do të jepet opinioni i kërkuar për çështjen në fjalë.

Megjithatë, edhe nëse nisma për shkarkimin e Metës do t’i nënshtrohet votimit në Kuvend, duke u miratuar me 94 votat e nevojshme, ky nuk do të jetë hapi fundor. Hallka vendimmarrëse përfaqësohet nga Gjykata Kushtetuese.



4 Comments

  1. E kemi nje ide. Me bej nje cappucino me makarona derisa ju te zgjidhni si do vidhni duke siguruar vendin tuaj perjetesisht, dhe me pas, mbas sorbetos do japim pergjignen tone se ndryshe rrezikojme monopolizimin. Ndarja e klasave dhe shkruajtja e te ardhmes tuan sipas qefit tone nepermjet aftesive percarese te papara te edi rames, ka ecur shume mire. Mbi te gnitha rroft interneti, por qe hej degnoni capon “mos hakeroni sic ben ne” dhe vazhdojme te bejme per hir te monopolit oligarkik. Ps: si thonin gjermanet ? Oligarkia nuk ekzoston…po jetojme epoken e revolucionit nazist.

    1. aaaa eshte faji jot, shko te fallxhorja ose prit. kshu ndonje ndryshim real mos prisni sa t jet interneti qe drejton. me pak fjale te dhjefsha evropen. komunista ngelen gjith jetes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *