• |
ide | kryesore

Eduart Grishaj marrëzisht i dashuruar me Arbana Osmanin

Paparazzi, Slider



Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj po jetojnë një histori të bukur dashurie, për të cilën janë kthyer në kryefjalën e mediave.

Ata i shohim shpesh me pushime së bashku dhe nuk mungojnë në rrjete sociale komentet ngacmuese për njëri-tjetrin.

Arbana dhe Eduarti nuk ngurrojnë të shprehin publikisht ndjenjat dhe vlerësimin që kanë për njëri-tjetrin, duke tërhequr shpeshherë vëmendjen e të gjithëve.

Së fundmi, moderatorja ka publikuar një foto ku ka pozuar pranë kullës Eiffel në Paris dhe komenti i Eduartit është ai që i merr të gjitha pikët!

“Ja një rast kur kulla Eiffel është inferiore”- janë fjalët e Eduartit shoqëruar me një emoji me sytë me zemra.

Sigurisht që ky koment duket t’ia ketë bërë mal zemrën Arbanës, e cila nuk e ka dhënë veten në publik.

Ajo ia ka kthyer komentin me një emoji me gjuhën jashtë, ndërkohë që të shumtë kanë qenë ndjekësit që kanë pëlqyer komentin e Eduartit.

Kjo nuk është hera e parë që regjisori i lë Arbanës komente kaq të ëmbla.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *