• |
ide | kryesore

FOTO/ Aksidentohet makina e blinduar me targa ruse, zhduket shoferi

Lajme, Të fundit



Një makinë luksoze e blinduar është përfshirë në një aksident te rrethrrotullimi i “Shqiponjës” në hyrje të Tiranës. Në aksident është përfshirë një makinë tip Mercedes “G Class” e blinduar edhe me targa të Rusisë.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, pasi shoferi ka braktisur mjetin në mes të rrugës dhe është larguar. Dyshohet se personi mund të jetë në kërkim nga policia ose mjeti të ketë qenë i vjedhur.

Forca të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime për zbardhjen e saj. Mjetit të blinduar me targa ruse po i kontrollohet dokumentacioni dhe numri i shasisë, për të zbuluar më tepër rreth vendit të origjinës. Po ashtu, uniformat blu kanë ngritur disa postblloqe dhe patrulla për të krehur zonën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *