• |
ide | kryesore

Gara për Gjykatën e Lartë/ Kush janë kandidatët e përzgjedhur (EMRAT)

Lajme, Të fundit



Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka përzgjedhur në mbledhjen e sotme kandidatët që kualifikohen për vijimin e garës për t’u bërë pjesë e Gjykatës së Lartë.

Nga tërësia e 22 kandidatëve aplikantë, vetëm 8 prej tyre do të mund të vazhdojnë garën. Bëhet fjalë për kandidatët: Jetmira Rragami, Rezarta Melo (Cenaj), Sokol Sadushaj, Ervin, Pupe, Theodhor Sollaku, Kestrin Katro, Ilir Panda dhe Ardita Buna Alsula.

Mësohet se 13 kandidatët e tjerë janë skualifikuar, për arsye se nuk plotësonin kriteret, ndërsa një tjetër, Irena Nino (Vujoshi) është dorëhequr. Juristët e skualifikuar janë: Sergjio Mazreku, Ndue Pjetra, Ergys Misha, Aldona Sulaj, Jordan Daci, Lindita Troja, Alma Loci, Hermina Albunesa, Agron Lamaj, Vjosa Bodo Mujo, Shaqir Hasanaj, Anton Lleshaj dhe Altin Binaj.



2 Comments

  1. Pra, drejtesia e re po krijon Gjykaten e Larte. Te pakten nja 5 nga emrat jane ish funksionare te PS… Rrofte drejtesia e rilindur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *