• |
ide | kryesore

Keane, furi kritikash mbi Anglinë: “Çfarë nënvlerësimi. Nuk e morën seriozisht Kosovën”

Sport



Angli argëtuese. Pesë gola, shumë raste, por edhe një farë brishtësie në mbrojtje që ka alarmuar kritikët. Dhe ka nga ata që, pavarësisht fitores, rezultati nuk i ka pëlqyer aspak. Në të vërtetë, Roy Keane ka kritikuar ashpër qëndrimin e lojtarëve të Tre Luanëve në pjesën e dytë të sfidës kundër Kosovës. Një lojë e gjykuar si e pasigurt, fluide dhe sipërfaqësore.

Sfida iu duk shumë argëtuese publikut që vlerësoi, si reagimin e skuadrës angleze, që shënoi pesë gola pas avantazhit fillestar të Kosovës dhe, më pas, kontrolloi lehtësisht ndeshjen, megjithëse pësimi i tre golave nuk është maksimumi. Dhe pikërisht në këtë pikë, ish-mesfushori i United siç raportohet nga Mirror, ka përqendruar kritikën e tij. Keane nuk i ka pëlqyer avantazhi i Kosovës në minutën e parë të ndeshjes, edhe pse ka vlerësuar reagimin e menjëhershëm të anglezëve, por as pjesën e dytë të lojës së Tre Luanëve. Duket e pajustifikueshme, sipas tij, që skuadra të pësonte tre gola dhe të binte në rendimet në pjesën e dytë të ndeshjes.

Keane, në këtë kuptim, ka pak dyshime. Sipas tij kombëtarja angleze, në pjesën e dytë të lojës, mendoi më shumë të argëtohej se sa të luante seriozisht, duke nënvlerësuar impenjimin. “Bëhet fjalë për mënyrën e qasjes ndaj lojës. Ndonjëherë lojtarët duken të pamotivuar kur ndeshja duket e mbyllur. Duket sikur e luajnë me nënvlerësim. Duke i parë në fushë, të vjen të mendosh se lojtarët nuk e kishin marrë seriozisht ndeshjen, ishte gjithçka sipërfaqësore”. Të vlerësuar po, por me vërejtje. Për më tepër, është mjaft e vështirë të mendosh që një njeri si Keane, i cili gjithmonë i ka çuar gjërat deri në fund, të mund të pëlqejë një kombëtare që nuk ndjek të njëjtën filozofi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *