• |
ide | kryesore

Krijimi i Njësisë Speciale për “të fortët”, dështimi i “RENEA”-s?

Lajme, Të fundit

Një muaj më parë kryeministri i vendit, Edi Rama, njoftoi ngritjen e “ENFAST”-it, një Njësi Speciale e dizenjuar për të shpënë para drejtësisë ata që i quajti si “të fortët” e rrugës.

Ndërsa ditën e sotme, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, bëri me dije se Njësia Speciale e Kërkimit të personave që i janë shmangur drejtësisë, ka filluar përgatitjet. Në ligjeratën e mbajtur para efektivëve të njësisë, Lleshaj tha:

Ashtu si kundër Njësitë tuaja simotra homologe në vendet e europiane, do të jenë përgjegjëse dhe të angazhuara, për të kërkuar dhe për të venë para drejtësisë persona, të cilët i janë shmangur drejtësisë në Shqipëri apo në vendet e tjera.

Kështu që para jush, shtrohen kërkesa të mëdha për motivim të lartë, për besnikëri ndaj misionit, për patriotizëm, për profesionalizëm, për qytetari, për vendosmëri, në mënyrë që ta plotësoni misionin e ngarkuar me nder.”- u shpreh Lleshaj.

Mirëpo, për të mos mbetur në nivelin sipërfaqësor të raportimit, duhet vënë në dukje se nevojshmëria e ENFAST-it është e dyshimtë, bazuar në arsyetimin se Policia zotëron për të njëjtin qëllim (kapjen e personave që i janë shmangur drejtësisë) Forca Speciale, reparte elitare, agjentë krimesh, drejtori të hetimit të Krimeve të Rënda, grupe operacionale speciale, si edhe agjentë të infilturuar.

Thënë këtë, ngritja e kësaj Njësie Speciale, që do të përbëhet nga ish-ushtarakë, duhej të paraprihej së paku nga një analizë e repartit të RENEA-s, që përfaqëson pikërisht strukturën në ligjin për Policinë, që ka detyrimin që të ndërmarrë operacione të kësaj natyre: prangosjen e “gangsterëve”.

Theksojmë se ka një ndryshim të madh mes forcave ushtarake dhe atyre policore, pasi një komando përgatitet për të vrarë, dhe jo për të negociuar me qytetarin, siç është një nga misionet e punonjësve të policisë. Në këtë kuptim, repartet e lartpërmenduara, kanë dështuar në misionin e tyre.

 

 

8 Comments

  1. me thuaj nonji institucion qe ska deshtuar ne shqiperi. sa here dhe ju si media keni publikuar lajme te reme? sa her keni publikuar lajme pa vertetuar burimin e informacionit apo nqs lajmi ishte i vertet apo i rreme? sa her keni publikuar lajme tendecioze? tashme e din te gjith, shqiperia eshte vend paradoksal dhe atipik, duket si vend skizofrenesh e njerezish te semur psikologjikisht po thjesht nuk e din qe jan te semure, dhe te semur ndihen ata pak qe jan normal se normalitetin e bejn skizofrenet.

  2. Kush e ka shkruar kete artikull ( analize) ? Normalisht duhej te jepej emri i autorit apo dhe burimi ( nese eshte gazete tjeter) . Asgje nuk eshte vene. Po supozojme qe e ka bere Lapsi.

    Megjithate po i kthehem kesaj ‘analize’ .
    ”’ka një ndryshim të madh mes forcave ushtarake dhe atyre policore, pasi një komando përgatitet për të vrarë, dhe jo për të negociuar me qytetarin, ””…… ky eshte ‘argumenti’ ( debil) i cili do te sherbeje per nxjerrjen e konkluzjonit perfundimtar … “‘ Në këtë kuptim, repartet e lartpërmenduara, kanë dështuar në misionin e tyre.”” .

    Kur i lexoj keto lloj artikujsh ( analizash) mediokere , te genjeshterta nuk mund te mos mendoj se shkruhen per nje shtrese te caktuar lexuesish te cilet nuk kane kapacitetin e tyre te kuptojne qe cfardo lloj argumenti te perdorej , prap konkluzjonI i analizes do te ishte qe ‘RENEA KA DESHTUAR’…

  3. Vertet qe eshte nje analize e dobet. Keto struktura ngrihen me keshillen e institucioneve perndimore qe dhe i financojne keto struktura.

    1. ca thu ti , me verte? do me thene ata idiotet qe rrine cdo dite ne maje motorrit i financokan ata perendimoret? taksat i ke paguar ndonjehere apo vetem sa degjon ne tv…c’fare niveli..tamam rilindje!

      1. ore debil blu.
        Ata ‘ idjotet qe rrijne cdo dite maje motorit’ ti qijne mamaken dhe motrat ne te gjitha vrimat e mundshme. Prostitute e PDckes.

  4. Nuk eshte deshtim i RENEA, por kapricot e pseudo ministrit te radhes. Qe emrin ka minister por i duket vetje drejtor i policise. Vini re, gjithe veprimtaria e tij eshte ne raport me policine, duke marre kompetencat e kreut te policise, i cili ha e pi qofte e raki, merr rogen e mbush xhepat. Punen ia ben ministri. Pika ne byth.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu