• |
ide | kryesore

LAJM I FUNDIT/ Policia jep detaje për aksidentin e makinës me targa ruse

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës jep detaje për aksidentin e makinës me targa ruse dhe arsyes së braktisjes së saj nga drejtuesi.

“Rreth orës 22:00, në afërsi të sheshit “Shqiponja” një automjet me targa të huaja me drejtues shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në Shkodër në rrethana ende të paqarta ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën vetë drejtuesi i mjetit i cili po merr mjekim në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e pronësisë së mjetit si dhe të shkakut të daljes nga rruga” – thotë policia. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *