• |
ide | kryesore

Vizita e delegacionit të “Venecias”, Meta njofton konferencë për mediat

Lajme, Të fundit

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka paralajmëruar mbajtjen e një konference për mediat ditën e sotme në orën 17:00, rreth vizitës së delegacionit të Komisionit të Venecias në Tiranë.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të japë sot një konferencë shtypi në ora 17:00 në ambientet e institucionit, me rastin e vizitës së një përfaqësie të Komisionit të Venecias të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Presidenti Meta do të jetë i hapur për çdo pyetje dhe i gatshëm për të dhënë çdo përgjigje, në mënyrën më transparente.”- njofton zyra e shtypit e Presidencës.

Më herët, ekspertët e Delegacionit të Komisionit të Venecias lajmëruan se më 11 tetor do të paraqesin opinionin e kërkuar nga Komisioni Hetimor në lidhje me kushtetutshmërinë e vendimit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

“E kemi një ide të qartë, nëse e ka shkelur Presidenti Kushtetutën. Të gjitha takimet kanë qenë produktive, pasi morëm informacione për të krijuar opinionin që do të jetë gati deri më në 11 tetor”, tha në fund të takimit drejtuesi i delegacionit, Kaarlo Tuori.

Pas përmbushjes së agjendës së ngjeshur të takimeve me zyrtarë të vendit, në kuadër të misionit faktmbledhës, Delegacioni i “Venecias” do të kalojë në fazën e dytë që parashikon verifikimin e kushtetueshmërisë së dekretit të Metës.

Më pas, në një sesion plenar të parashikuar për t’u mbajtur më 11 tetor, pritet që Komisioni i Venecias të publikojë raportin, ku do të jepet opinioni i kërkuar për çështjen në fjalë.

Megjithatë, edhe nëse nisma për shkarkimin e Metës do t’i nënshtrohet votimit në Kuvend, duke u miratuar me 94 votat e nevojshme, ky nuk do të jetë hapi fundor. Hallka vendimmarrëse përfaqësohet nga Gjykata Kushtetuese.

1 Comment

  1. Njerezve serioze i duhen nje mori takimesh me te gjitha pikepamjet e mundshme, si edhe me shume se 2 muaj kohe per te shprehur opinionin. Kryeministrit ju deshen vetem 2 minuta. Nuk po na lene rehat keta gjenite ne politike. I perndrituri nuk u mjaftua te thote qe Meta shkeli kodet politike, por i taksi me siguri prej Ngjele (nje tjeter prej gjenive) edhe shkeljen e rende te kushtetutes. Meta i meriton te gjitha keto dhe me shume, por shteti i se drejtes jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu