• |
ide | kryesore

Më shumë se lojtarët, merkato pasuron agjentët: komisione për 529 milionë dollarë

Sport



Janë ata pas cdo transferimi. Figura të rëndësishme e madje shumë herë vendimtarë, e po aq herë të diskutueshëm. Agjentët e ngrenë zërin në merkato më shumë se mendohet, shumë më shumë. E sipas asaj që bëhet e ditur nga të dhënat e Fifa Tms (Transfer Matching System) të sjella në vëmendje nga “Inside Ëorld Football”, në dritaren e fundit verore të merkatos, agjentët kanë përfituar 529,3 milionë dollarë komisione.

Gjatë merkatos së fundit verore transferimet e lojtarëve në total kanë qenë 8.746, kundër 8.527 të një viti më parë. Europa, dominuese kur flitet për merkaton, ka përfshirë mbi të gjitha pesë kampionatet më të mira, nga të cilat vijnë 76% të shpenzimeve: 48 nga 50 transferimet më të kushtueshme, për më tepër, i takojnë pikërisht Kontinentit të Vjetër. Komisionet e agjentëve një vit më parë arritën 447,6 milionë dollarë, ndërsa këtë vit është vendosur rekordi prej 529,3 të këtij viti: shifra të rëndësishme të paguar në 64,9% të rasteve nga klubet blerëse.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *