• |
ide | kryesore

Mesaszi i koduar i Presidentit: Presidentin e keni nga vendi i rakisë, s’i trembem as shampanjës

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta foli për procesin e hapjes së negociatave, ndërsa tha se ndihet mirë kur dëgjon lajme të mira nga të dyja palët politike në Shqipëri.

Ai theksoi se para se të nisë festa, më parë duhet pritur data 18 tetor, kur ky proces të vuloset përfundimisht. Kreu i shtetit nuk kurseu as batutat , ku theksoi se ai vjen nga vendi i rakisë dhe nuk ka arsye t’i trembet gotës së shampanjës.

“Presidenti i republikës ka bërë çdo gjë që vendi ta kishte marrë datën e integrimit me kohë. Këtë e ka bërë më parë kryetari i Kuvendit dhe do të vazhdoj të bëj më të mirën për ti shërbyer integrimit europian. Të gjithë ppërpjekjet e mia kanë synuar që Shqipëria të dilte sa më mirë në provimin e qershorit, atëherë unë kam bërë  përpjekjet më të mëdha që të merrnin provimet e vjeshtës, por nuk jam dëgjuar sa duhet.  Kemi dëgjuar  lajme të mira, por unë jam dyshues deri sa suksesi të ndodh dhe gotat e shampanjës të hapen. Kemi dëgjuar nga të dyja palët se negociatat do të çelen. Kemi dëgjuar nga maxhoranca. Kënaqësi të dëgjonin edhe nga ana e PD, që do të çelen negociatat në 18 tetor. Presidentin e keni nga vendi i rakisë. Nuk ka se si ti trembet gotës së shampanjës, por duhet të presim deri në 18 tetor.  Më pëlqen një shprehje e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut: Mos bëni Bajram me mend. Ta bëjmë një festë të vërtetë. Unë shpresoj të kem qenë i gabuar në të gjithë këto muaj, por askush nuk mund të më fajësojë.Presidentit vetëm shampanja i ka ngelur, por pres të ma japin ata”-tha Meta.



2 Comments

  1. Po mos i trembeshe shampanjes nuk dilje fare per konference e jo mo te rrije 3 ore duke llomotitur. Thuaj qe tashme e ke bere ujdin me ramen pa kto traplliqe jemi dekada qe i shohim. Ste mbushni me as mendjen, duket sikur ju kane detyruar ( ne fakt ashtu eshte ).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *