• |
ide | kryesore

Nuk ka lamtumirë nga City për Kompany: “Rasti klasik, jam i dëmtuar”

Sport



Nga Aguero tek Giggs, nga Henry a Yaya Touré deri tek Balotelli: ishin yjet e pritur për ndeshjen me të cilën Vincent Kompany kërkon ti japë lamtumirën Manchester, qytet që i dhuroi shumë emocione me City, ku u shndërrua në kapiten e legjendë. Shumë yje të gatshëm të luanin, përvec… Kompany. “Jam dëmtuar, nuk mund të zbres në fushë: një shenjë e fatit, ashtu si më ka ndodhur shpesh” ka thënë mbrojtësi aktual i Anderlecht mes ironisë dhe dëshpërimit.

Mbrojtësi 33 vjecar, duke prezantuar në konferencë për shtyp eventin “Once a Blue” (miqësore mes ish-lojtarëve të City kundër yjeve të Premier League), është emocionuar duke folur për vitet e kaluar tek citizens: “E dua Manchester, ishte dicka e vecantë të bëjè pjesë në klubMe kohën ndryshoi gjithcka, përfshirë mua. Champions League do të mbërrijë, pa dyshim: është vetm cështje kohe”.

Mbi mbrojtësit që e kanë impresionuar më shumë në vitet e kaluara në Angli, belgu zgjedh vetëm tre: “Terry, Rio Ferdinand e Van Dijk”, ndërsa në krahasimin mes dy klubeve ka qenë i qartë: “Tek City ka më shumë presion të brendshëm, tek Anderlecht presioni vjen nga jashtë. Tani dua ta ndryshoj këtë në Belgjikë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *