• |
ide | kryesore

Pezullimi i Parlamentit/ Gjykata skoceze “rrëzon” Johnsonin: Vendim i paligjshëm

Planet



Gjykata më e lartë e Skocisë e cilësoi të paligjshëm pezullimin e punës së parlamentit britanik nga kryeministri Boris Johnson.

Një panel prej tre gjyqtarësh shqyrtuan rastin e paraqitur nga 75 deputetë britanikë që sfiduan vendimin e kreut të Ekzekutivit. Sipas trupës gjykuese, Johnson është përpjekur t’i ndalojë legjislativit kërkesën e llogarisë ndaj ekzekutivit përsa i përket procesit të Brexit-it.

Ky vendim përmbys atë të mëparshmin që favorizonte Johnsonin, por ende nuk dihet sa do të ndikojë në rifillimin e punës së Ëestminster-it të pezulluar që prej orëve të para të së martës. Gjykata nuk ka dhënë ndonjë urdhër për anulim të pezullimit, për arsye se javën e ardhshme do të zhvillohet një seancë e plotë në Gjykatën Supreme të Londrës.

Ligjvënësit britanikë nuk pritet të kthehet në parlament deri më datë 14 tetor, kur parashikohet të mbahet fjalimi i Mbretëreshës Elizabetë dhe të bëhen publike planet legjislative të Johnsonit. Një zëdhënës i kryeministrit britanik ka thënë se është i “zhgënjyer” me vendimin dhe se do ta apelojë në Gjykatën Supreme.

Ndërprerja e veprimtarisë së parlamentit përkon me periudhën kur Britania po përballet me afatin e 31 tetorit, si data e caktuar për shkëputjen e vendit nga Bashkimi Europian. Ligjvënësit britanikë votuan një javë më parë një projektligj që nuk ia lejon Johnsonit aplikimin e çanëtarësimit të Britanisë nga blloku europian pa arritjen e një marrëveshjeje .

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *