• |
ide | kryesore

Plagosja në Lezhë, autori dorëzohet pas negociatave me policinë

Lajme, Të fundit



Policia e Lezhës ka arrestuar ditën e sotme, autorin e plagosjes me armë zjarri mbrëmjen e djeshme pranë Katedrales në këtë qytet. Në pranga është vënë Aleksandër Dedgjonaj i cili plagosi me armë zjarri në këmbë 37-vjeçarin, Ardjan Kola.

Mësohet se Dedgjonaj fshihej në pyllin pranë fshatit Troshan të Lezhës dhe u dorëzua pas negociatave të Policisë me të afërmit te tij. Si autori dhe i plagosuri kishin dyqanet ngjitur në Lezhë dhe dyshohet se konflikti ka nisur pikërisht aty. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *