• |
ide | kryesore

Pronari i jahtit turk të braktisur: Dyshoj se kapiteni turk u zhduk nga një…

Lajme, Të fundit



Pronari i jahtit turk të braktisur në Shëngjin, Nedin Akyuz, nëpërmjet zyrës së avokatisë, ka hedhur poshtë aludimet se zhdukja e kapitenit Sezgin Yavuz ka ardhur si pasojë e përfshirjes së tij në aktivitete kriminale. Në një reagim për mediat, Akyuz ka vlerësuar kapitenin e jahtit në pronësi të tij, si një njeri me integritet të lartë, moral të panjollosur dhe profesionalizëm të dalluar, çka sipas tij hedh poshtë një pistë të tillë hetimi. Në dokument shkruhet se pista më e mundshme mbetet ajo e një aksident fatkeq.

“Pas një heshtje të gjatë dhe mungese komunikimi, në datën 6 shtator ai ka kontaktuar me autoritetet portuale shqiptare të cilat i kanë bërë me dije fakin se Jahtin eshte gjetur ne afersi te Shengjinit dhe pa asnje njeri ne bord. Nga te dhenat e sistemit GPS dhe rrethanat e tjera te ngjarjes mendojme se aksident tragjik ka ndodhur kur jaht gjendej ne ujrat e Malit te Zi dhe me pas rrymat e kane shtyre drejt brigjeve shqiptare. Menjehere pas mungeses se komunikimit, z. Akyuz eshte vene ne kontakt me autoritet shqiptare dhe pas identifikimit te jahtit ai ka mberritur ne vendin tone se bashku me familjaret e kapitenit Yavuz.

z. Akyuz perjashton ne menyre kategorike çdo mundesi perfshirjeje te kapitenit Yavuz ne aktivitete te paligjshme, pasi ai gjithmone kishte qene nje njeri me integritet te larte, moral te panjollosur dhe profesionalizem te dalluar. Ne keto kushte, pista me e mundeshme mbetet ajo e nje aksident fatkeq. Ne kerkimet dhe zbardhjen e plote te ketij aksident jane perfshire gjithe autoritetet kompetente shqiptare si edhe ambasada turke ne Tirane, te cilat po japin maksimumin e tyre”, – shkruhet në deklaratë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *