• |
ide | kryesore

Rihanna sfidon ‘Victoria Secret’

Paparazzi, Slider



Rihanna prej disa kohësh është larguar nga muzika dhe vëmendjen e saj e ka përqendruar tek biznesi i të brendshmeve.

Mbrëmjen e kaluar ajo prezantoi në New York koleksionin e ri të pranverë-verë 2020 dhe sfilata ishte thjesht spektakël. Shfaqja e “Savage” do të transmetohet në ekran në më shumë se 200 shtete të botës dhe sipas atyre që e panë live, Rihanna ka përmirësuar çdo gabim që ka bërë ‘Victoria’s Secret” gjatë gjithë këtyre viteve. Ajo ka goditur në pikën më të fortë të femrave, masën. Ndërkohë që “Victoria’s Secret” krijonte të brendshme për masat e vogla, Rihanna ka bërë të kundërtën. “Ka shumë femra në botë që thonë nuk e provoj këtë sepse nuk më përshtatet. ” “Savage” është këtu për ato. Me “Savage” mund të ndihen të sigurta”, është shprehur Rihanna gjatë sfilatës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *