• |
ide | kryesore

Roberti fotografohet në krahët e një femre tjetër pas ndarjes nga Nora

F1, Paparazzi



Ndarja e Robert Berishës dhe Nora Istrefit ka qenë një nga ngjarjet më të komentuara në media kohët e fundit.

Ata i dhanë fund martesës disavjeçare dhe lajmin e bëri të ditur vetë Roberti nëpërmjet një postimi në Instagram.

Menjëherë pas lajmit të ndarjes, Nora udhëtoi së bashku me vogëlushen e saj, Renee dhe të ëmën për të kaluar disa ditë pushimi dhe të njëjtën gjë ka bërë së fundmi edhe Roberti.

Ai ka zgjedhur bregdetin turk për të kaluar disa ditë pushime dhe nuk është vetëm.

Pranë tij është një vajzë, e cila sipas ‘Prive.al” është e dashura e re e këngëtarit.

“Prive.al” ka  zbuluar një foto të tij me një vajzë brune. Ata shfaqen të ulur në një tavolinë duke shijuar pamjen.

Identiteti i vajzës nuk është bërë ende publik, megjithatë vendi që ka zgjedhur çifti për të pushuar është një resort shumë romantik në Turqi.

Fotoja është shkrepur së fundmi, pasi pak orë më parë këngëtarja Big Mama ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet me Robertin në Turqi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *