• |
ide | kryesore

Rrëfimi i Edy Reja: “Kjo ishte Shqipëria, me Francën ruajta lojtarët”

F1, Sport



I lumtur pas ndeshjes Edy Reja. Italiani ia doli ti tregojë të gjithëse se skuadra e tij është ndryshe nga ajo cfarë u pa në Francë. 73 vjecari madje për herë të parë zbuloi se në Stade de Francë kishte shkuar duke ruajtur lojtarët që mendonte titullarë, sepse ndeshja që duhet luftuar ishte ajo me Islandën: “Kjo ishte skuadra ime, kjo është Shqipëria e vërtetë, jo ajo në Francë ku shkuam për të tentuar të bënim mirë – shpjegoi Reja -. Ruajta lojtarët për këtë ndeshje, sepse kjo duhej fituar. Atje u munduam të bënim sa më mirë me lojtarët që aktivizova”.

Reja ka marrë përgjigje nga të gjithë: “Jam shumë i kënaqur nga të gjithë. Zëvendësuesit kanë sakrifikuar, edhe ato që hynë si Abrashi në një pozicion jo ideal për të. Na dha tonicitet, kontrast me kundërshtarin. Skuadra ka filluar të kenë sintoni, të mos harrojmë nuk kam pasur shumë kohë të punoj, por po më japin kënaqësi edhe me kaq”.

Në fund edhe një tërheqje vëmendje, por golat fishanjarakë të pësur: “Më vjen keq për mënyrën si i pësuam 2 golat. Një skuadër e vërtetë, nuk duhet ti pësojë këto gola. Nëse duam të kemi aspirata për në Europian, nuk duhet të pësojmë kështu golash”, përfundoi Reja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *