• |
ide | kryesore

Sergio Ramos, polemika e ambicje: “Topi i Artë? Kur e ka fituar Cannavaro…”

Sport



Një nga mbrojtësit më të mirë në botë, por edhe një nga më problematikët dhe të kritikuarit. Sergio Ramos nuk humb asnjëherë rastin ti bëjë të tjerët të flasin për të, në fushë dhe jashtë saj, e këtë herë i shërben vetes me një deklaratë sa ambicjoze, aq edhe polemizuese: “Topi i artë? Nëse Cannavaro e ka fituar, pse të mos e fitoj edhe unë? Duhet t’i realizoj ëndrrat që kultivoj që nga mosha djaloshare. Kur trupi nuk do të më bindet më, do të filloj të mendoj se si do të sillem, por besoj që edhe për disa vite të tjera do të jem në gjendje të luajë përsëri me top”.

Kapiteni historik i Real Madrid, ka folur në prag të prezantimit të dokumentarit të Amazon Video edhe mbi karrierën e tij: “Çfarë do të doja të fitoja ende? Gjithça dhe sa më gjatë të jetë e mundur. Nuk ndalem kurrë së ëndërruari, do të më pëlqente të fitoja përsëri me Blancos, Championsi i pestë do të ishte çmenduri. Me kombëtaren do të doja të fitojë përsëri një Evropian apo një Kupë Bote”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *