• |
ide | kryesore

“ ‘Sus’ për të gjithë kritikët, që nuk kuptojnë nga futbolli”: Roshi hakmerret në mënyrën e tij…

Sport

U kryqëzua, shumë më tepër se mund të meritojë një si Odise Roshi, që për fanellën kombëtare ka dhënë gjithnjë maksimumin, pa krijuar asnjëherë polemika. Por këtë herë nuk mund të mos reagonte: balta e hedhur mbi të, pas dështimit me Francën, edhe pse në një rol jo të tijin. Goli ishte clirues dhe hakmarrja e fierakut ndaj kritikave: “Festimi qe për njerëzit që kritikojnë atje ku nuk duhet. Thjesht duhet të mbështesin ekipin kundërshtar në të mirë dhe në të keq. Nuk e kisha me specialistët. Ata kritikojnë atje ku duhet. E kam me njerëzit që nuk e kuptojnë futbollin. Nuk shava dhe nuk ofendova njeri. Thjesht bëra një veprim pas atij goli!”, shpjegoi Roshi.

Goli i pestë me fanellën e përfaqësueses për numrin 21 dhe një rikthim prepotent në sytë e teknikut Edy Reja. Duhet ende një përshtatje më e mirë, sidomos në aspektin ofensiv, por dëshira dhe mirëkuptimi nuk mungojnë: “Ekipi Kombëtar gjithmonë kur humb ka gjithmonë kritika, por më duhet ende të mësohem me skemën. Trajneri e di. Unë jap gjithmonë maksimumin”.

1 Comment

  1. Shume e vertete. Roshi nuk eshte mbrojtes. Ishte faji i trajnerit qe e vuri ne nje pozicion qe nuk ka lidhje fare me aftesite e tij. Roshi eshte mesfushor i avancuar krahu qe jep krose fantastike plus shenon. Eshte i vetmi lojtar qe kemi ne kombetare i cili eshte i afte to tribloje nje per nje. Duhet te jesh shume aguridhe nga trute e mos marresh vesh fare nga futbolli te ofendosh Roshin pse nuk ben si mbrojtes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu