• |
ide | kryesore

Zbulohet emisioni në të cilin do të shohim Luanën këtë sezon të ri televiziv

Paparazzi, Slider



Sezoni i ri televiziv ka sjellë ndryshime të mëdha në ekran dhe së fundmi, Luana Vjollca i bëri të gjithë lëmsh me një foto në Instagram.

Teksa njoftonte për fillimin e emisionit të saj, moderatorja shfaqej në studion e “Pop Culture” dhe të gjithë nisën të dyshojnë se këtë sezon s’do të kishte më “Shiko Kush Luan”.

Megjithatë, ditën e sotme Luana e konfirmoi se do të rikthehet me emisionin e saj të famshëm, për të cilin tashmë ka nisur përgatitjet.

Ajo ka publikuar një foto nga zyra, ku shfaqet në tavolinën e punës dhe krahas saj shkruan “Shiko Kush Luan”, duke konfirmuar rikthimin e emisionit edhe këtë sezon.

Më herët, moderatorja ndau në Instagram edhe spotin e emisionit të saj ku shfaqej super seksi me një fustan të zi bust dhe flokët e mbledhura.

Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur data e nisjes së “Shiko kush Luan” për këtë sezon televiziv.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *