• |
ide | kryesore

A mund të ketë tani një koalicion PS-PD? Flet Sali Berisha…

Lajme, Të fundit



Mbi të gjitha komentet dhe aludimet që po bëhen ditët e fundit për një koalicion PS-PD ka folur edhe ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “Opinion”. Ai u shpreh kategorisht kundër një koalicioni të tillë.

“Në të gjithë vlerësimin tim një koalicion i tillë do të ishte asgjë tjetër veçse një “colpo di grazia” (goditja e mëshirës) për sistemin shqiptar, “goditja e mëshirës” për atë që deri dje quhej si demokraci dhe që sot nuk është, por që një koalicion i tillë do të shuante çdo shpresë për cdo shqiptar për të marrë shtetin ligjor.

Nëse do të behej një koalicion do të përjetohej celikosja e këtij narkoshteti. Opozita nuk mund të bëjë asnjë hap të tillë me PS që krijoi këtë sistem. PD duhet të vijë në pushtet me votat e shqiptarëve.

Mendoni se do i thosha Bashës të kundërtën e asaj që po ju them juve? Kurën e kurës! Unë nuk e mohoj. Unë e kam mbështetur marrëveshjen e 2017-ës. Ajo nuk nënkuptonte bashkëqeverisje, por nënkuptonte zgjedhje normale. Unë isha që të bëhej një kompromis për zgjedhje të reja” – tha Berisha. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *