• |
ide | kryesore

Banka e Shqipërisë prezanton kartmonedhat e reja (FOTO)

Lajme, Të fundit



Banka e Shqipërisë ka prezantuar sot në një ceremoni serinë së re të kartëmonedhave Shqiptare. Në një ceremoni të mbajtur brenda ambjenteve të Bankës së Shqipërise, guvernatori Gent Sejko prezantoi kartmoedhat me dizenjo të re.

Sejko theksoi se pas më shumë se 20 vite, dizajni i kartëmonedhave të qarkullimit vjen i rifreskuar dhe me elemente sigurie të përmirësuara.

Tashmë kartëmonedha shqiptare ka një pamje krejtësisht moderne dhe në të njëjtën kohë është më rezistente, me cilësi, integritet dhe besueshmëri të lartë.

Shihni fotot.

Guvernatori Sejko shtoi se kartëmonedhat do të dalin në qarkullim në mënyrë graduale. Por së bashku me to do të jenë edhe ato ekzistueset. Kjo do ndodhë, deri në kohën që kartëmonedhat ekzistuese të mund të tërhiqen nga Banka Qendrore e të mbeten vetëm kartëmonedhat e reja.

“Monedha ka si synim pasqyrimin e historisë së Shqipërisë, duke treguar portretet më të ndritura të kombit shqiptar. Ajo mbetet kujtesë historike e kombit shqiptar dhe përbën element të rëndësishëm të identitetit kombëtar të shqiptarëve.

Monedha shqiptare përmban të gjitha periudhat historike, që nga lashtësia. Më 30 shtator do të hidhen prerje të reja. Dizanji i ri garanton siguri dhe cilësi më të lartë. Ceremonia e sotme mbahet pas një pune 4-vjeçare. Tematika e kartëmonedhave nuk kanë ndryshuar, por kanë ndryshuar konfigurimi. Kartëmonedhat e reja do jenë në qarkullim me ato ekzistuese. Ekzistueset do të tërhiqen me kohën nga Banka Qendrore e Shqipërisë,”- u shpreh Sejko.



6 Comments

  1. Po ndonje kartemonwdhe me foton e bablokut KARIzmatik , udheheqesit global nuk mundet ta benit o shoku Sejko. Po pse keshtu mor djale do ti mbetet qejfi me keto arritje qe ka ky vend gjate ketyre viteve te Ripjelljes me rritje ekonomike mbi 4,9% sa i ka detyru shqiptaret me ik nga vendi . Kjo per shkake te kursimeve qe po mbysin bankat do thoshte vete Tigri i ekonomis tone beh ahmetaj. Shikoje nje here kete mundesi te lutemi

  2. Me falni po ne qe kemi nje shume te derdhur ne kursime ne x banke perben problem sepse i kemi derdhur ne kartmonedhat aktuale dhe kur ti terheqim cfare kartmonedhash marrim, se ngaqe dalin jasht perdorimit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *