• |
ide | kryesore

Basha paralajmëron deputetët: Mos pranoni koncesionet, do ndëshkoheni

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka paralajmëruar të gjithë deputetët që do të votojnë kontratën konçensionare për rrugën Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, se do të mbahen shënim dhe do të dërgohen përpara Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit (SPKA) dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Kryedemokrati është zotuar se PD-ja “do t’i ndjekë këto kompani këmba-këmbës”, ndërkohë që e ka cilësuar Parlamentin si “landfill”.

Basha u shpreh se afera për kontratat e ndërtimit të këtyre rrugëve është e ngjashme me tenderin korruptiv që u tentua të vihej në zbatim nga qeveria në rastin e Unazës së Madhe në Tiranë.

Në këto momente pak metra pas meje në kuvendit e cunguar, landfillin e Republikës së Shqipërisë po finalizohet grabitja më e madhe në historinë 30-vjeçare në historinë e pluralizmit. Koncesioni i rrugës Milot-Balldren i Ndue dhe Agim Kolës me vjelë 296 milionë euro apo 17 mln euro për kilometër dhe koncesioni i rrugës Orikum-Dukat i Lorenc Gjikurisë me vlerë 70 mln euro.

Dekreti i Presidentit të Republikës për kthimin e këtyre dy kontratave korruptive po bëhet gati të kthehet poshtë nga cjapët dhe delet e korrupsionit në parlamentin e dalë si pasojë e krimit të organizuar. Çdo anëtar i seancës ku do të votohet kontrata për Milot-Balldren do të mbahet shënim nga ana jonë. Çdokush prej tyre që ngre dorën lart do të dërgohet për hetim tek SPAK dhe BKH, pasi ajo që do të ndodhë në atë seancë do të jetë një vjedhje me ligj.”- u shpreh Basha.

 

 

 

 

 



2 Comments

  1. Po per Koncesionin e Rrugen e Kombit qe po rrjep Qyl, cdo dite Shqiptaret?

    Koncesion korruptiv qe mban ere mut, Shirritin e Derrit paskan patur Koncesionare dhe rilindas.

  2. Ik o Lul i vocerr se nuk te merr askush seriozisht,je thjeshte nje deshtak i lindur qe nuk del dot nga breket e Berishes…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *