• |
ide | kryesore

Berisha: Ju tregoj takimet e mia “sekrete” me Metën

Lajme, Të fundit



Sali Berisha pranon që takohet me presidentin Ilir Meta. Në emisionin Opinion, ai deklaroi se nuk i shkon në zyrë por për të konsumuar kafe më kreun e shtetit nuk e ka problem. Ai siguron se nuk ka ndikim tek Meta, që ky i fundit të bëjë opozitarin, siç e akuzon mazhoranca qeverisëse.

“Takohemi me zotin Meta, nuk shkoj në zyrë të tij por dal pijë kafe nuk e kam asnjë problem. Por unë të kem vendim tek ai, Kurrë, asnjëherë. Më ka thirrur njëherë kur ka thirrur dhe ish-presidentët e tjerë, i kam dhënë mendime dhe kaq”, tha Berisha.

Sipas tij nuk ka rakordime mes Presidentit dhe opozitës. Berisha tha se presidenti po reagon në këtë mënyrë pasi nuk pranon kalimin nga pluralizmi në monizëm. Nëse Berisha do të kishte qenë në vend të Ramës, ai tha se do të pranonte klauzolën që qeveria të jepte dorëheqjen tre muaj para zgjedhjeve.

“E di që kjo nuk është në rregull, por në kushtet ku jemi kjo është më e mirë. Deri sa vendi të bëhej pjesë e BE-së”, – theksoi Berisha.



2 Comments

  1. Ti je aq i ndyre sa kur Shqiperia po digjej per ndyresirat qe krijove ti jo vetem qe nuk dhe doreheqjen por u rizgjodhe President dhe u betove tamam si rrote kari.

  2. Akoma nuk e keni kuptuar qe per 97-en , fajtor nuk ishte vetem Berisha. Harruat Rucin, Gjinushin , e te tjeret.Apo qe gjithe ata qe i krijuan piramidat ishin te gjithe ish oficere, pjesa me e kuqe dhe e idoktrinuar e vendit . Ky po qe ishte faji i Berishes qe la parate e njerezve ne dore te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *