• |
ide | kryesore

Djegia e Parlamentit, kreu i SHISH thirret në Komisionin e Sigurisë Kombëtare

Lajme, Të fundit

Pas deklaratës së Presidentit, Ilir Meta në Komisionin Hetimor ku u shpreh se në datën 8 qershor kishte të dhëna se do të digjej Parlamenti, 9 deputetë të mazhorancës dhe opozitës parlamentare kanë kërkuar të thirret në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, kreu i SHISH, Helidon Bendo.

Deputetët që kanë firmosur për thirrjen e tij në Komision janë:

Xhemal Qefalija

Ladi Vorpsi

Eljo Hysko

Anduel Xhindi

Antoneta Dhima

Lefter Maliqi

Myslim Murrizi

Luan Duzha

Elena Xhina

Prezent në Komisionin Hetimor, në 9 shtator 2019, Presidenti Ilir Meta zbuloi informacionin sekret që kishte marrë një ditë para se të zhdekretonte 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore.

Kreu i shtetit deklaroi se më datën 7 qershor kishte marrë informacion sekret se persona të caktuar do të përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e lajmëruar nga opozita më 8 qershor përveç akteve të tjera edhe për djegien e kuvendit të Shqipërisë.

Meta deklaroi se me zhdekretimin e datës mbrojti të drejtën për zgjedhje duke sjellë si shembull rastin e Bullgarisë e cila u gjobit nga Strasburgu pikërisht se nuk mbrojti këtë të drejtë.

Gjithashtu shmangu një proces jodemokratik të votimit me një kandidat si dhe ruajti sigurinë e vendit pasi kishte marrë informacion për destabilizim.

2 Comments

  1. Edhe Murriz bajga paska firmos? Nuk mjaftoi qe ja ngopen Monistet te Detyre e posacme ?

    Sic duket kur ta ngopkan komunistet lind nje dashuri e re.
    Ose eshte natyre prej k****e qe i kategorizon nje pjese Shqiptare ku Murrizat Shyqihen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu